E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombë makinës së konsullit tonë në Selanik



Përfaqësia diplomatike shqiptare në Selanik të Greqisë është përfshirë mëngjesin e sotëm në një incident të rëndë, siç është ai i vënies së një bombe në makinën e konsullit shqiptar, Thoma Nini.

Sipas raportimeve të para të korrespondentit të agjencisë së Lajmeve NOA në Greqi, ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 3.30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa automjeti ka qenë i parkuar në parkingun para pallatit.

Grupi hetimor menjëherë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

28 Janar 2011

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›