E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia e prefektura ne konflikt per investimet

BERAT - Restaurimi i stadiumit te vjeter te Beratit dhe i nje rruge ne kete qytet fut ne konflikt Bashkine me Prefekturen. Prej tri ditesh Inspektorati Ndertimor Urbanistik Kombetar pezullon punimet me kerkese te institucionit te prefektures. Kjo e fundit thekson ne kerkesen e saj per crregullime ne projekt si dhe faktin se punimet jane antiligjore pasi ato nuk kane marre miratimin e KRRT-se. Rruga qe ka nisur te beje bashkia ka qellim te lidhe lagjen e re me bulevardin e qytetit. Por prefektura kerkon qe te behen prezente fondet dhe projektet qe disponon Bashkia e Beratit per keto ndryshime. Nga ana tjeter bashkia pretendon se po i ben keto per tu ardhur ne ndihme banoreve te kesaj lagjeje me pallate shumekateshe. Me vendimin nr.20 date 26.02.2010 KRRT- ja ka miratuar projektin per restaurimin e stadiumit te vjeter e rrethimin e tij si dhe berjen e nje rruge te re duke shkaterruar 4 shkallet e stadiumit bene te ditur burimet zyrtare nga bashkia. Nderkohe burime nga prefektura u shprehen se studimi i ri urbanistik ne te cilen prezantohet edhe nje projekt i tille ende nuk ka kaluar ne KRRT. Punimet jane te paligjshme pasi nuk jane mbeshtetur ne procedurat normale u shprehen burime te prefektures. Por nga ana e saj bashkia thote se punimet jane te ligjshme dhe nderprerja nga Inspektorati Urbanistik Kombetar dega Berat eshte e padrejte. Bashkia e Beratit ne prioritetet e saj per vitin 2010 ka planifikuar rehabilitimin e zones prane stadiumit te vjeter duke ndertuar nje rruge ne krahun lindor te tij. Kjo nderhyrje eshte mbeshtetur ne planin e pergjithshem rregullues i cili pritet te miratohet. Per kete shkak prefektura vijon me replikat e saj duke argumentuar ngercin ligjor te kryerjes se punimeve duke qene se plani i ri rregullues ende nuk eshte miratuar. Stadiumi eshte nje prone publike ndaj si e tille cdo punim ne te duhej te kaloje si vendim edhe ne keshillin bashkiak. Ne asnje prej 19 parashikimeve per kryerjen e punimeve dhe investimeve nuk parashikohet nderhyrja dhe punime tek stadiumi i vjeter. Madje dhe drejtoria e Monumenteve te Kultures i ka derguar nje shkrese bashkise ku kerkon te njihet me kete projekt pasi territori ku po kryhen punimet eshte brenda zones tampon u shprehen me tej burime te prefektures. Per shkak te ketyre shkeljeve prefektura i ka derguar nje shkrese Inspektoratit te Ndertimit Urbanistik Kombetar dega Berat per pezullimin e punimeve. Edhe supervizori i ketyre punimeve ka konstatuar shkelje dhe mungesa te shumta ndaj prej tri ditesh punimet jane pezulluar.                                d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›