E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje sulm kunder interesave te bashkesise nderkombetare

Fjala perpara shtypit mbi nxjerrjen e dokumenteve konfidenciale

Kemi vend mjaftueshem Deshiroj te marr pak kohe per te diskutuar raportimet e fundit te lajmeve per dokumente te klasifikuara qe jane nxjerre ne menyre te jashteligjshme nga kompjuteret e qeverise se SHBA. Ne bisedat e mia me homologet nga e gjithe bota si dhe ne takimin me heret sot me ministrin e Jashtem Davutoglu te Turqise kam pasur diskutime shume te frytshme mbi kete ceshtje.

Shtetet e Bashkuara denojne me force nxjerrjen e jashteligjshme te informacionit te klasifikuar. Kjo ve ne rrezik jetet e njerezve kercenon sigurine tone kombetare dhe minon perpjekjet tona per te punuar me vende te tjera per te zgjidhur probleme qe i bashkendajme. Kjo administrate po con perpara nje politike te jashtme energjike te perqendruar mbi perparimin e interesave kombetare te Amerikes dhe udheheqjen e botes per te zgjidhur sfidat me komplekse te kohes sone nga riparimi i ekonomise globale te ndalimi i terrorizmit nderkombetar te ndalimi i perhapjes se armeve katastrofike tek avancimi i te drejtave te njeriut dhe vlerave universale. Ne cdo vend te botes dhe ne cdo rajon te botes jemi duke punuar me partnere per tu marre me keto synime.

Le te jemi te qarte kjo nxjerrje nuk eshte vetem nje sulm ndaj interesave te politikes se jashtme te Amerikes. Eumlshte nje sulm kunder bashkesise nderkombetare ndash aleancave dhe partneriteteve bisedave dhe negociatave te cilat ruajne sigurine globale dhe cojne perpara begatine ekonomike.

Jam e sigurt qe partneritetet qe administrata Obama ka punuar aq shume per ti ndertuar do ti qendrojne kesaj sfide. Presidenti dhe une i kemi bere keto partneritete nje perparesi ndash dhe jemi krenare per perparimin qe kane ndihmuar te arrijme ndash dhe ato do te mbeten ne qender te perpjekjeve tona.

Nuk do te komentoj dhe as do te konfirmoj ato qe pretendohen te jene telegrame te vjedhura te Departamentit te Shtetit. Por mund te them qe Shtetet e Bashkuara ndiejne keqardhje te thelle per nxjerrjen e cfaredo informacioni qe synohej te ishte konfidencial perfshi bisedat private midis homologeve apo vleresimet dhe vezhgimet personale te diplomateve tane. Dua te bej te qarte qe politika jone e jashtme zyrtare nuk percaktohet me ane te ketyre mesazheve por ketu ne Uashington. Politika jone e jashtme eshte e regjistruar publikisht sic pasqyrohet ne deklaratat dhe veprimet tona anembane botes.

Do te shtoja gjithashtu per popullin amerikan dhe per miqte e partneret tane dua te dini qe ne jemi duke ndermarre hapa agresive per te nxjerre pergjegjesite e atyre qe e vodhen kete informacion. Kam udhezuar qe te ndermerren veprime specifike ne Departamentin e Shtetit pervec masave te reja te sigurise ne Departamentin e Mbrojtjes dhe tjeterkund per te mbrojtur informacionin e Departamentit te Shtetit ne menyre qe kjo lloj shkeljeje te mos ndodhe me kurre perseri.

Marredheniet midis qeverive nuk jane i vetmi shqetesim qe eshte krijuar nga botimi i ketyre materialeve. Diplomatet e SHBA takohen me punonjes vendas te te drejtave te njeriut gazetare udheheqes fetare dhe te tjere jashte qeverive qe ofrojne vezhgimet e tyre te ciltra. Keto biseda gjithashtu mbeshteten mbi besimin dhe konfidencen. Per shembull nese nje aktivist antikorrupsion ndan informacion mbi shkelje zyrtare apo nje punonjes social percjell dokumentacion mbi dhunen seksuale nxjerrja e identitetit te atij personi mund te kete pasoja te renda burgosje tortura madje edhe vdekje.

Prandaj cilado qofshin motivet per perhapjen e ketyre dokumenteve eshte e qarte qe nxjerrja e tyre paraqet rreziqe reale per njerez reale dhe shpesh ndaj pikerisht atyre njerezve qe ia kane kushtuar jetet mbrojtjes se te tjereve.

Jam ne dijeni qe disa gabimisht mund ti pershendesin pergjegjesit ndaj dua te sqaroj gjerat Nuk ka kurrfare gjeje te pergezueshme ne rrezikimin e njerezve te pafajshem dhe nuk ka asgje trime kur saboton marredheniet paqesore midis kombeve mbi te cilat varet siguria jone e perbashket.

Ne histori ka pasur shembuj ne te cilat sjellja zyrtare eshte bere publike ne emer te ekspozimit te shkeljeve apo kundravajtjeve. Ky nuk eshte nje prej atyre rasteve. Perkundrazi ajo qe po nxirret ne publik ne kete mase dokumentesh eshte fakti qe diplomatet amerikane po bejne punen qe ne presim prej tyre. Ata po ndihmojne te identifikojme dhe parandalojme konfliktet perpara se te fillojne. Po punojne fort cdo dite per te zgjidhur probleme praktike ndash per te siguruar materiale te rrezikshme per te luftuar krimin nderkombetar per te ndihmuar mbrojtesit e te drejtave te njeriut per te siguruar stabilitetin ekonomik global. Ky eshte roli qe Amerika luan ne bote. Ky eshte roli qe diplomatet luajne teksa i sherbejne Amerikes. Dhe kjo duhet ta beje secilin prej nesh te ndihet krenar.

Puna e diplomateve tane nuk eshte ne te mire vetem te amerikaneve por edhe miliarda te tjereve anekend globit. Pervec rrezikimit te individeve te vecante nxjerrje si kjo cjerrin cohen e funksionimit te duhur te qeverisjes se pergjegjshme.

Njerezit me mirebesim e kuptojne nevojen per komunikime sensitive diplomatike si per te mbrojtur interesat kombetare ashtu edhe interesin e perbashket global. Cdo vend perfshi Shtetet e Bashkuara duhet te jete ne gjendje te kryeje biseda te ciltra mbi njerezit dhe kombet me te cilat merren. Dhe cdo vend perfshi Shtetet e Bashkuara duhet te jete ne gjendje te kryeje dialog te ndershem privat me vende te tjera mbi ceshtje qe perbejne shqetesim te perbashket. E di qe diplomatet anembane botes e bashkendajne kete pikepamje ndash por kjo nuk eshte dicka unike per diplomacine. Ne thuajse cdo profesion ndash ne avokati apo gazetari finance apo mjekesi apo akademi apo drejtimi i nje biznesi te vogel ndash njerezit mbeshteten te komunikimet konfidenciale per te kryer punen e tyre. Ne mbeshtetemi te hapesira e besimit qe krijon konfidencialiteti. Kur dikush e shkel kete besim te gjithe kemi kosto. Ndaj pavaresisht nga retorika qe kemi degjuar ditet e fundit komunikimet konfidenciale nuk iu kundervihen interesave publike. Ato jane themelore per aftesine tone per ti sherbyer interesave publike.

Ne Amerike mirepresim debatin e mirefillte mbi ceshtjet e dites te politikes publike. Kemi zgjedhje mbi to. Kjo eshte nje prej pikave te forta me te medha te demokracise. Eumlshte pjese e asaj cka jemi dhe eshte nje perparesi per kete administrate. Por vjedhja e dokumenteve konfidenciale dhe nxjerrja e tyre pa marre parasysh pasojat nuk i sherben se mires publike dhe nuk eshte menyre per tu angazhuar ne debat te shendoshe.

Ne ditet e fundit kam folur me shume prej homologeve te mi ne bote dhe te gjithe kemi rene ne nje mendje se do te vazhdojme te perqendrohemi mbi ceshtjet dhe detyrat qe kemi perpara. Ne kete fryme Presidenti Obama dhe une mbetemi te perkushtuar ndaj bashkepunimit frytdhenes me partneret tane teksa punojme te ndertojme nje bote me te mire dhe me te begate per te gjithe.

Autorja Sekretare e Shtetit Dhoma e Traktateve

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›