Skenderbeu shperfytyrohet ne Durres
U paraqiten ne Durres si pretendente por u larguan nga Niko Dovana me koken poshte. Kishin shansin te barazonin me pike Flamurtarin kryesues te Kategorise Superiore por tashme rrezikojne te zbresin ne vendin e trete ne tabele. Skenderbeu ka dale me plage te shumta nga perballja e Teutes ndeshja e luajtur dje eshte fituar nga djemte e detit me rezultatin e paster 2-0. Gjithsesi pervecse per moralin rezultati i djeshem mund te ndihet ne javet ne vazhdim per korcaret. Trajneri Shkelqim Muca eshte ndeshkuar me karton te kuq dhe minimalisht nuk do te jete ne krye te stolit ne sfiden e ardhshme me Shkumbinin. Mungese me e gjate pritet te jete ajo e mbrojtesit Ditmar Bici i cili ka goditur me koke vijerojtesin Ergin Doda dhe mund te pezullohet gjate nga aktiviteti. Nje tjeter problematike qe solli kjo humbje eshte brishtesia e shfaqur nga Skenderbeu jashte fushe bardhekuqte jane te padiskutueshem ne shtepi ku i kane fituar te gjashta ndeshjet por ne shtate takime te luajtura ne transferte ata kane regjistruar vetem dy fitore kane marre nje barazim dhe kane pesuar kater humbje.
Rezistenca e Skenderbeut ka zgjatur vetem 45 minuta. Pa Shkembin Vrapin e Sozen ata nuk arriten te ngriheshin asnjehere ne nivelin e lojes se pretenduar madje kane qene konfuze jo vetem ne fazen ofensive por edhe ne ate mbrojtese ku vuajten presingun e skuadres se drejtuar nga Edi Martini. Pas pjeses se pare qe perfundoi ne shifra te bardha fraksioni i dyte i lojes ka dhuruar gjithcka gola protesta e kartone ndersa ajo qe buzeqeshi ne fund ishte Teuta. Vendasit e gjejne menjehere rrugen e golit pas pushimit ndermjet pjeseve ne te 47-n bomberi i durrsakeve Mirel Cota ka shfrytezuar maksimalisht nje dalje te pastudiuar te portierit Shehi dhe dergoi ne rrjete nje harkim te gjate te ardhur nga mesfusha. Goli i shtate sezonal per 22-vjecarin qe i hap rrugen triumfit te Teutes. Ky ishte episodi kur korcaret moren goditjen e pare duke humbur ftohtesine dhe trurin e ekipit trajneri Muca proteston te gjyqtari Lorenc Jemini per goditjen e denimit nga ku nisi aksioni i golit dhe detyrohet te largohet nga stoli per ta ndjekur pjesen e mbetur te ndeshjes nga tribuna. Vetem tete minuta me vone me saktesisht ne te 55-n Skenderbeu barazon me Mlladen Brkic por pozicioni i sulmuesit eshte cilesuar i parregullt nga asistenti Doda duke e anuluar golin. Reagimi i futbollisteve miq ka qene mjaft i ashper ndersa mbrojtesi Ditmar Bici e ekzagjeron kur godet me koke vijerojtesin. Per kete veprim ai eshte ndeshkuar me kartonin e kuq dhe ka lene ekipin e tij ne inferioritet numerik. Situata per ujqerit e debores eshte komplikuar edhe me teper pas nje tjeter kartoni te kuq kete here per sulmuesin boshnjak Ivan Jolic. Kapitulli i plote i korcareve erdhi ne minuten e 77-te me autogolin e mbrojtesit Stavrion Lako i cili devijoi ne porten e tij nje tjeter harkim te gjate nga mesfusha duke mos i dhene mundesi portierit Orges Shehi qe te reagonte. Ne dizavantazhin e dy golave dhe me nente lojtare Skenderbeu nuk ka pasur mundesi te reagoje. Ne anen tjeter Teuta administroi avantazhin deri ne fundin e lojes. Me kete fitore durrsaket ngjiten ne vendin e gjashte me 18 pike ndersa bardhekuqte bllokohen ne kuoten 25 duke rrezikuar te kalohen nga Dinamo qe luan sot ne Kavaje.