Bonjo Lungov, rrëfen Akademinë bullgare të kukullave…
29/06/2011 Vijnë të sjellin përvojën e tyre dhe një teatër kukullash me një frymë të re, më psikologjike dhe dimensionale. Profesori bullgar Bonjo Lungov i shoqëruar nga as/regjisor Konstantin Karakostov, ndodhen këto ditë në Tiranë dhe po punojnë për të sjellë para shikuesit të Teatrit të Kukullave shfaqjen “Princi i Vogël”. E vënë për të parën herë në skenën tonë, interesante megjithatë nuk është thjesht kjo servirje, por përvoja e tërë dhe puna që ai ndërton, duke transmetuar përvojën disa vjeçare me kukullat dhe teatrin, duke përqasur një akademi të kukullave (ekzistente në Bullgari) që në vendin tonë e në krejt Ballkanin mungon…
Gjendeni në Shqipëri për të sjellë premierë një shfaqje të re. Në të vërtetë cila është risia që doni të sillni? Çfarë është për ju një “shfaqje me kukulla”?
E reja në këtë shfaqje dhe që mendoj se do të arrij ta përcjell është se ky teatër do të fillojë të punojë me një sistem të ri kukullash që deri tani nuk është bërë në Shqipëri. E reja tjetër është se unë si profesor në Akademinë e Sofjes arrita të bëj që vetë provat të ktheheshin në një workshop tepër të dobishëm për artistët. Është normale që informacioni për Teatrin e Kukullave të mos jetë i madh, pasi Akademia juaj nuk ka degë të tillë, për teatrin e kukullave. Por kjo është në të gjithë Ballkanin. Në Bullgari është e vetmja akademi që ka degë për teatër kukullash dhe ku përgatiten aktorë për kukulla. Së bashku me asistentin tim që është edhe asistent në Akademinë e Sofjes, Konstantin Karakostov, po përpiqemi që këta njerëz të ndiejnë një mënyrë tjetër pune dhe të jemi në një nivel me trupa që janë lider për momentin. Momentalisht në mënyrë speciale në Bullgari, por edhe në vende të tjera teatri i kukullave është një nga teatrot që janë primarë në përgjithësi. Teatri dramatik me kalimin e kohës tërheq njerëz që kanë mbaruar aktrim kukullash, pasi përgatiten për të dy degët, edhe aktor dramatik edhe aktor kukullash. Momentalisht janë më interesantë. Teatri i kukullave i edukon aktorët në mënyrë metaforike, ai punon me metaforën dhe kjo ndihmon shumë pastaj në teatrin dramatik. Këtë e them seriozisht. Momentalisht, në Bullgari regjisorët më të mëdhenj kanë mbaruar për regji kukulle. Regjisori kryesor në teatrin kryesor të Sofjes të Bullgarisë është i tillë. Në të njëjtën kohë unë dhe shumë kolegë të mi vendosim shfaqje në teatro dramatike. Në njëfarë mënyre kjo u përputh, u bë njësh dhe e rëndësishme është që të bësh teatër të bukur.
Ky është bashkëpunimi juaj i parë me teatrin shqiptar. Sa e njihnit teatrin shqiptar të kukullave dhe si lindi ky bashkëpunim?
Po, për herë të parë punojmë këtu. Unë kam dëgjuar shpesh herë të flitet për teatrin e Tiranës, por me kalimin e viteve e kemi kaluar njëri- tjetrin pa dashje. Kam qenë në të gjithë shtetet e Ballkanit thuajse çdo vit. Atje aktorët u edukuan shumë mirë dhe teatri u ngrit në nivel shumë më të lartë. Ka qenë shkolla bullgare që i ka vendosur hapat e parë, i ka ndërtuar aktorët në këto shtete. E them me bindje të plotë, pasi dhe Maqedonia e Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Sllovenia, momentalisht marrin çmimet më të mëdha në të gjithë festivalet. Ngado në këto shtete është shkolla bullgare dhe kjo u vërtetua vitet e fundit. Ishte koha që edhe Shqipëria të futej në këtë familje.
Para një viti bëmë një shfaqje në Maqedoni. Një kolege e teatrit tuaj na kishte parë dhe më pas administrata e teatrit bëri bashkëbisedime me ne. Nuk ndodhi menjëherë pasi dhe ne kishim shumë bashkëpunime dhe teatri kishte projektet e veta. Vetë bashkëbisedimet me Klaudian dhe drejtorin e qendrës zgjatën një vit dhe me një dëshirë të mirë gjetëm kohën e duhur për të ardhur këtu.
ǒmund të thoni për shfaqjen me të cilën po punoni? Pse zgjodhët pikërisht “Princin e vogël” për ta sjellë në skenën shqiptare?
Për sa i përket “Princit të Vogël” është një dramaturgji shumë e bukur dhe na duhet të shkelnim mbi diçka serioze. Në këtë dramaturgji aktorët mund të arrijnë shumë, por duhet të mendojnë shumë, përveç faktit që duhet t’i drejtojnë kukullat.
“Princi i vogël” është libri im i preferuar dhe mendoj se shumë njerëz në Shqipëri e pëlqejnë. Para dy ditësh e blemë librin që shitej këtu te ju dhe është ndërtuar shumë bukur. Pra, njerëzit e lexojnë. E dyta, veç faktit që është nga librat e mi të preferuar, te “Princi i vogël” ka role që nuk janë të mëdha, por mbahen mend shumë. Secili prej tyre e bën artistin që e luan pjesë të autorit. Nëse artisti nuk mund të futet në thellësinë e autorit, këta personazhe nuk mund të jenë kaq të gjallë dhe aktualë. Kjo ishte e dyta, pasi për aktorët duhet të jetë interesante ajo që do të punojë. Prej disa vitesh bëj kujdes se me çfarë titujsh punoj shfaqjet për fëmijët. Te teatrot e kukullave jo vetëm këtu, por edhe tek ne, dramaturgjia e fëmijëve nënvlerësohet pak dhe ky është gabim i madh. Para disa vitesh i thashë vetes që këtej e tutje do të bëja gjëra, të cilat do të mund të edukojnë në të vërtetë pavarësinë dhe mendimin e fëmijëve, por edhe të të rriturve. Nga kjo periudhë fillova të punojë vetëm me aktorë të mëdhenj. Deri tani nuk kemi pasur rënie, por vetëm suksese dhe shpresoj që edhe këtu të ndodhi e njëjta gjë, pasi edhe fëmijët dhe prindërit e vlerësojnë këtë dhe në këtë rast, shfaqja që do të vendosim është për fëmijë nga mosha 6-vjeçare dhe është shumë aktuale edhe për të rriturit.
Marilda Furrxhi: Të jesh “dhelpra” e Lungovit
Një prej aktoreve kryesore të shfaqjes, (do të sjellë personazhin e Dhelprës), aktorja me përvojë 33-vjeçare me kukullat, Marilda Furxhi, ndjehet sikur ka përjetuar një përvojë krejt të ndryshme nga gjithçka e provuar më parë.
“Gjithmonë jemi në kërkim të eksperiencave të reja, por sinqerisht ishte me të vërtetë përvojë. Kemi punuar në radhë të parë me një njeri të mirë që na dha me shpirt atë që ka vetë. Punoi me ne për të bërë diçka të mirë dhe për të na dhënë një vizion, për të na çuar diku. Punoi në të gjithë drejtimet: në drejtim të aktrimit, të përshtatjes, në sjelljen e kukullave në një vizion krejt tjetër nga ato që kemi punuar ne deri tani”, shprehet Furxhi, ndërsa vlerëson se thellësinë e mendimit të regjisorit bullgar Lungov dhe flet për punën që kanë bërë me kukullat e ardhura nga Bullgaria, nën drejtimin e tij. Për herë të parë një personazh sillet nga dy ose tre aktorë, që i duhet të mendojnë me një mendje e të frymojnë me të njëjtën zemër. “Punoi me muzikën, diçka krejt e re, me multimedian, të cilën e kemi shumë difektoze. Megjithëse kemi shumë vite punë e kemi ngrënë pluhur skene, mund të them se ishim thjeshtësisht nxënës. Më bëri për vete mënyra se si e kishte zbërthyer pjesën nga ana logjike e konceptuale, si e kishte përshtatur për skenën e vogël, si e kishte ideuar në dy plane: në planin e parë fëminor dhe në planin e dytë të një auditori më të rritur. Kjo e bën një ndër regjisorët më të preferuar”, përfundon aktorja.
Drejtoresha Hila: Teatri me probleme teknike
Drejtoresha artistike e Teatrit të Fëmijëve, Klaudia Hila, e quan përgjegjësi të jashtëzakonshme të flasë për vizionin artistik të një institucioni që ka 60 vjet vite karrierë. Duke pranuar se herë-herë në teatër mungon profesionalizmi ajo vlerëson se ajo që mbetet të bëhet është krijimin i kontakteve dhe lidhjeve me personalitete që kanë çfarë japin.
“Në rastin konkret, qenien e profesorit këtu më tepër se një fat për institucionin, e
quaj një faqe të re të tij”, vlerëson Hila, duke shtuar se mënyra se si ai ka punuar me
trupën e artistëve dhe se si e ka konceptuar këtë shfaqje nuk vlen vetëm për anën
profesionale, por edhe atë shpirtërore. “Këtij teatri i nevojiten njerëz të tillë sepse
profesionalizmi për të cilin flasim shumë arrijmë të kuptojmë se në momente të
caktuara e kemi në nivele shumë të ulëta. Nuk kemi arsye që të kemi turp. Nëse një
njeri nuk di mjafton të kërkojë ndihmë. Dhe në rastin konkret i drejtohemi një
personaliteti të tillë për të përfituar vërtet nga aftësia e tij. Koncepti që ky profesor
sjell me këtë shfaqje është shumëdimensional. Shpresoj që të vazhdojë në këta
hapa bashkëpunimi me të dhe profesorë të tjerë në mënyrë që teatri nga viti në vit
të vijë në rritje”. E pyetur për mangësitë që ka sot Teatri i Kukullave, Hila ndalet në
ato teknike. “Kam 14 vjet në Teatrin e Kukullave (Teatri i Fëmijëve), 11 vjet si
regjisore dhe tre vjet si drejtore artistike. Në momentin që flitet për probleme teknike, i kam pasur në radhë të parë si regjisore në këtë teatër. Pjesa e skenës lë vërtet
për të dëshiruar. Duhet akoma një ngulmim më i fortë nga ne që mbrojmë anën
artistike që të kemi forcën për të ngritur zërin më shumë. Këto zgjedhjet e bukura
që duam t’ia sjellim fëmijëve, kemi shumë vështirësi për t’i realizuar. Nëse themi
që këtë fundvit do të marrim një financim vetëm për këtë proces teknik
për ne do të jetë shumë e rëndësishme, sepse dihet që sot konceptet regjisoriale
konsistojnë jo vetëm te muzika apo në realizimin e bukur të kukullave, por edhe ato
skenike. Zhvillimi i fëmijëve lidhet me zhvillimin e teknologjisë. Kur flas për
probleme teknike, kam parasysh në një farë mënyre që edhe këtë teknologji
fantastike që fëmijët e shohin përmes filmave tredimensionalë të arrijmë t’ua japim,
kuptohet shumë më të reduktuar. Megjithatë, kontakti me kukullën është i
magjishëm dhe fëmijët marrin kënaqësi të jashtëzakonshme”.