Ristani: Ankimimi i PS është i pavlefshëm dhe i ka kaluar afati
29/06/2011 KQZ, Basha fitues në Tiranë. PS drejt ankimimit në Kolegjin Zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dje me 4 vota pro dhe 2 kundër kërkesën ankimore të Partisë Socialiste mbi vendimin numër 1158 të datës 25 qershor 2011 të KQZ-së, që shpall fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha me 93 vota më shumë se socialistin Edi Rama. Kështu, pas mbledhjes së paradites, ku u përcaktua dhe shqyrtimi i këtij animimi, KQZ-ja u mblodh sërish pasditen e djeshme ku shqyrtoi dhe këtë ankimim të fundit për zgjedhjet e 8 majit të PS-së, sa i përket rezultatit të Tiranës. Kështu, Partia Socialiste mund të vijojë betejën e saj ligjore duke iu drejtuar Kolegjit Zgjedhor, pas rrëzimit të ankimimit të saj nga KQZ-ja.
Mbledhja e djeshme
Në fjalën e tij, si relator i kësaj çështjeje, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, kërkoi rrëzimin e kërkesës ankimore të PS-së. Dhe kjo “duhet të rrëzohet për dy arsye: mungesë kompetence dhe tejkalim të afatit ligjor të ankimimit”, tha Ristani. Pika e parë e animimit, që është shpallja i pavlefshëm i vendimit 1158 të Komisionit të Zgjedhjeve, ku rishpallet Lulzim Basha fitues me 93 vota më shumë se Edi Rama, sipas Ristanit KQZ nuk ka kompetencë për të shpallur të pavlefshme rezultatet. Për sa i përket pikës së dytë të kërkesës ankimore të PS, për pavlefshmëri në 284 qendra votimi, Ristani deklaroi se edhe ajo rrëzohet, pasi i ka kaluar afati 3-ditor. “KQZ përmbushi detyrimin e saj si KZAZ e madhe në 23 maj dhe kjo është diçka që dihet e pranohet nga të gjithë. Ka kaluar afati 3-ditor për ta ankimuar këtë vendim”, tha Ristani më tej. Në rolin e relatorit të kësaj çështjeje, Ristani bëri me dije se ky vendim është i ankimueshëm në Kolegjin Zgjedhor. Në mbrojtjen e tij, përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj theksoi se kërkesa ankimore është krejtësisht ligjore, duke thënë se kjo vonesë mund të jetë shkaktuar për faktin se KQZ nuk informoi për vendankimimin. “KQZ nuk informoi PS për vendankimimin. Kolegji shpalli nul rezultatin, ndërkohë nga ana tjetër KQZ shpalli rezultatin e ri. Kërkesa ankimore e PS-së është e bazuar në ligj dhe ankimimi ynë plotësisht në afat”, deklaroi Gjonçaj. Por deklarata e Gjonçajt ka sjellë dhe reagimin e kolegut të tij të djathtë në këtë institucion, Njazi Kosovrastit, i cili theksoi se Partia Socialiste ka shkelur të gjitha afatet kohore të animimit, pasi ajo nuk e ka bërë atëherë kur duhej. “Lidhur me momentin që KQZ në rolin e KZAZ numëronte votat e hedhura gabim, PS kishte të drejtë se nëse e konsideronte veprimin të pavlefshëm, ta kundërshtonte, por ajo nuk e kundërshtoi, por madje kërkoi që të shpallej fitues kandidati i tij me 10 vota para”, tha Kosvrasti.