Bono i U-2 pershendet Del Pieron
Pervec publikut britanik, qe ka dhuruar pershendetje te ngrohta per kundershtarin, Juventusin, ne fund te ndeshjes ka pasur edhe nje takim te posacem, mes paleve. Aleks Del Piero dhe humbja e Juventusit eshte "zbutur" nga pershendetja e U-2. Pas ndeshjes, pronari i Celsit, Abramovic, Bono Voks dhe "The Edge" shkuan ne dhomat e zhveshjes per te pershendetur kapitenin bardhezi dhe lojtaret e tjere.
Ne ditet e sotme, kampionatet e huaja i kushtojne vemendje reklamimit
Rikthimi i tifozeve sukses, por kampionatit i mungon marketingu
Ne Shkoder, ne Tirane, ne Peqin dhe ne Vlore, ne stadiumet tona, gjate ndeshjeve te para te Kupes se Shqiperise eshte pare nje numer i konsiderueshem me tifoze, c'ka tregon se kur gara zhvillohet e forte edhe interesi shtohet ndjeshem. Mbi kater mije tifoze ishin te pranishem ne "Loro Borici" te Shkodres, ku Dinamo fitoi, por ne nje fushe si ajo e Shkodres rezultati zhgenjyes pranohet po aq sa edhe ne Tirane dhe kjo, eshte nje ane pozitive. Ne krahasim me fillimin e kampionatit, pavaresisht se cila skuader do te fitoje kupen, apo titullin ne fund, vlen te permendet se numri i tifozeve ka ardhur ne ngritje. Edhe ne kryeqytet, ne ndeshjen Tirana-Elbasani qe ishte nje takim kupe, numri i tifozeve mund edhe te justifikonte paraqitjen e skuadrave. Ne ndeshjet e fazes se pare, numri ishte aq i pakte, se futbolli po e humbte shkelqimin e tij. Federata Shqiptare e Futbollit, pas paraqitjes gjate vitit te kaluar dhe ecurise se kampionatit vleresoi formulen me tre faza, e cila ka ndikuar deri diku, per te pasur nje gare interesante. Gjithsesi, futbolli shqiptar pranohet nga te gjithe, trajnere dhe ish-trajnere qe calon, dhe ka mbetur ende nje pune e madhe per t'u bere deri ne fund. Edhe federata ka nenvizuar se duhet futur ana e marketingut si nje arme plus, per te shtuar interesin ne Shqiperi, por pse jo edhe jashte. Pervoja ne kampionatet e huaja kerkojne perkushtimin e te gjitheve. Liverpuli mund te merret si shembull ose te gjitha ekipet angleze dhe te huaja. I kushtojne aq shume rendesi marketingut, saqe e reklamojne kampionatin anglez dhe futbollin e ketij vendi ne kontinente te huaja per te rritur shikueshmerine, qe do te thote se nje dite, te ardhurat televizive do te jene me te larta, apo turnete neper bote do te sjellin fitime te medha. Futbolli yne, apo klubet tona nuk arrijne te reklamohen ne qytetet ku ata veprojne, c'ka ka ndikuar jo pak, ne uljen e interesit per aktivitetet sportive te vendit.