E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ansambli i këngëve dhe vallevetjetër sukses në Beograd

BEOGRAD- Tjetër sukses ka shënuar Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës në sallën e madhe Kolarçev të Beogradit.
Në një interpretim prej gati dy orësh, këngët dhe vallet më tradicionale të folklorit shqiptar u interpretuan me mjeshtëri nga artistët më të njohur si Rexhep Celiku, Lili Cingu, Irini Qirjako etj.

Eventi u mbajt më 1 gusht dhe shfaqet u ndoqën nga një publik i gjerë ku spikati prezenca e specialistëve të njohur të folklorit, personaliteteve të kulturës në Beograd.

Drejtori i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansambli Popullor, Zhani Ciko, vlerësoi se “Mikpritja për Ansamblin Shtetëror të Shqipërisë në Beograd, është mënyra më e mirë për të shprehur dëshirën për afrimin mes dy popujve. Nëpërmjet kulturës, kuptojmë dhe ndërtojmë më mirë lidhje të forta midis vendeve tona qe jane prane gjeografikisht dhe emocionalisht” – theksoi Ciko.

Ansambli Shtetëror i këngëve dhe valleve të Shqipërisë, ka 55 vjet jetë dhe deri tani ka shfaqur rreth dhjetë mijë koncerte në vend dhe në të gjithë botën.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›