E Diel, 1 Nëntor 2026

Arti ne dialogun nderfetar- Perfytyrimi per Zotin dhe "Imazhi i zotit" ne pikture

Veprat e piktoreve gjermane, te ekspozuara ne sallen e artit te Hamburgut paraqesin motive orientale. Cfare thone myslimanet per paraqitjen, qe i bejne perendimoret kultures se tyre?
Ne shekullin e19-te njerezit kane qene te mrekulluar prej orientit. Artiste te shquar franceze si Delacroix, apo Ingres e perjetesuan perfytyrimin e tyre per Lindjen e Afert ne telajo. Edhe ne pikturen gjermane motivet orientale paten koniunkture ne ate kohe. Po si i shohin kete piktura, ata qe pasqyrohen ne to? Cfare thone myslimanet per kendveshtrimin perendimor mbi kulturen e tyre? Keto ceshtje trajtohen ne serine: "Arti ne dialogun nderfetar". Nje here ne muaj ne sallen e artit te Hamburgut takohen teologe te krishtere, myslimane dhe hebrej, per te diskutuar para pikturave per motivet fetare.
Nje varg i gjate vizitoresh e ndjek Marion Koch-un ne katin e pare. Ne sallen e mjeshtrit Bertram historiania e artit ndalon. Mysafiret hapin karriget portative dhe veshtrojne altarin e njohur nga viti 1383. Histori nga bibla ne sfond ngjyre ari te shkelqyeshem. Nje cikel pikturash, qe mund ta lexosh nga e majta ne te djathte, si nje liber.
"Jane piktura te konceptuara ne ate menyre, qe te jene te kuptueshme, qe te ishin te kuptueshme per ato, qe i shihnin ne ate kohe, te cilet nuk dinin te shkruanin dhe te lexonin. Por qe i njihnin historite biblike nga tradita gojore." ...shpjegon Marion Koch, iniciatore dhe moderatore e serise "Arti ne dialogun nderfetar."
"Dhe kur i veshtron te gjashte, shtate pikturat e para, atehere ndoshta edhe habitesh, sepse eshte paraqitur Zoti. Zoteri Yacobi, si eshte ne traditen myslimane? Si e perfytyrojne muslimanet Zotin?" - pyet moderatorja Abu Ahmed Yakobin.
Abu Ahmed Yakobin eshte imam dhe anetar i kryesise se Shures, keshillit te bashkesive myslimane ne Hamburg. Ai shpjegon, se perse ne fene islame Zoti nuk ka pamje. Allahu mund te kuptohet vetem permes veprave te tij, ku ai shfaqet si krijuesi: i meshirshem, zemerbardhe dhe i drejte. "Dua te them shume shkurt dicka per ceshtjen e figures: Kuptimi gjuhesor i fjales arabe Allah eshte thjesht: "Ai te cilit i drejtohesh ne nevoje." Eshte nje emertim funksional. Nuk eshte pershkrimi i nje qenieje te caktuar."
Si pasoje nuk ka as figura te Allahut. Krejt ndryshe ne traditen e krishtere, e merr fjalen dhe thote referuesi i dyte Kay Kraack, nje prift protestant-luteran. Ai tregon altarin e mjeshter Bertram-it, nje piktor i njohur gjerman i periudhes gotike. Behet fjale per altarin me te vjeter te ruajtur plotesisht ne Gjermanine Veriore me pamje te shenjtoreve te ndryshem dhe te zanafilles se botes. "Piktura te tilla ka relativisht shume, dhe ne jemi te lirshem ne perdorimin e tyre. Duke e ditur ama, se keto figura nuk kane te drejten te pretendojne se jane realitet."
Megjithate, mendon Kraack, ne te gjithe e dime, se pikturat krijojne nje dinamike te veten. "Po te shikoni per nje kohe te gjate piktura te caktuara, atehere mendoni, ka kete pamje. Pra me mjekren, qe i valevitet - a ka valle mjeker? Po! - pra nje pershtypje e krijuar ne shekuj. Apo qe Zoti eshte burre, eshte natyrisht nje perfytyrim imagjinar. Pra ne kete kuptim piktura ka nje ndikim disiplinues dhe duke u nisur nga ky fakt mund te thuash: Nga pikepamja ideologjike ndalimi i figures ka nje funksion te rendesishem ne testamentin e vjeter. Pra mos u frikesoni ne nje perfytyrim te caktuar! Pra mos e lidhni imagjinaten tuaj ne dicka te caktuar!"

Marion Koch deshiron qe me serine "arti ne dialogun nderfetar te hedhe ura tek e tashmja: "Ketu ne sallen e artit ka piktura te orientaleve me turban, dhe eshte interesante te shohesh: Si jane paraqitur? Cfare roli fitojne ata brenda kontekstit te krishtere? Dhe per fat te keq gjen shpesh stigmatizime. Shume heret."
A ndikojne stereotipe te tilla ne perceptimin tone deri sot? Marion Koch beson te fuqia e figurave per te te celur syte. "Tabllote jane pikenisje, per te pare nga njera ane, se si paraqiten gjera te caktuara, por nga ana tjeter, per te bere nje kalim te situata jone e sotme."
Thuajse te gjitha tabllote e muzeut me permbajtje fetare vijne nga nje tradite e krishtere. Megjithate myslimani Abu Ahmed Yakobi gjen shume gjera te perbashketa: "Njeriu ka nevoje per spiritualitet, njeriu ka qene gjithnje ne kerkim te Zotit dhe pikturat flasin edhe nje gjuhe, qe mund te interpretohet keshtu."
Yakobi deshiron te jete edhe ne diskutime te tjera te njerit prej referuesve. Per te kjo seri eshte nje mundesi, per ta cliruar dialogun nderfetar nga bisedat teorike te pluhurosura. "Pikturat aktivizojne dicka tek ai, qe i veshtron. Dhe ky e tregon nga tradita e vet, nga sfondi i tij kulturor. Dhe kjo e ben biseden me te gjalle. Perndryshe dialogu nderfetar eshte pak i thate, kur diskuton vetem mbi teologjine dhe dogmat. Ketu ne kemi nje atmosfere tjeter dhe nje ngjyrim tjeter te se gjithes. Dhe kjo te jep kenaqesi."
Silke Lahmann-Lammert/ Angelina Verbica
Redaktoi: Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›