E Diel, 1 Nëntor 2026

Titujt e librave të rinj këtë javë

Librarite e kryeqytetit si cdo te diele propozojne titujt e rinj. Nje histori romance vjen nga Nicholas Sparks nen titullin “Hajmalia” ku ngjarjet rreken te theksojne se “dashuria mund te te jape shprese edhe ne kohet me te veshtira” . e si per ta perforcuar idene vjen edhe romani me i ri nga Fabio Volo “Nje vend ne bote’ qe duket nje prej atyre historive qe u dihet fundi por ne fakt nuk ndodh keshtu, nje grup te rinjsh eshte ne kerkim te nje vendi ne bote, ne kete liber Fabio Volo i bashkon jetet e protagonisteve si pjeset e nje puzzelli duke zgjedhur perseri boten femerore si kod Hyrjeje. Souad...nuk eshte shkrimtare por sjell nga bota arabe nje histori te vertete gati te pabesueshme.

“E djegur per se gjalli” eshte historia e vertete e nje gruaje e cila rrefen nje mizori te pashoqe por edhe per kurajon e saj dhe vendosmerine per te mbijetuar. Nje thirrje per te thyer tabune e heshtjes kunder praktikes mizore qe injoron gjendjen e shume grave qe jane viktima te dhunes zakonore te ligjit te burrave.

Nderkaq per te gjithe te apasionuarit pas teorive konspirtive Texe Marrs na fton te lexojme “rrethin e intriges”. Ai hedh drite mbi 10 nejrezit e padukshem qe sundojne boten nga rrethi i fshehte i brendshem i konspiracionit global te Iluminateve. Marrs eshte autor i 3 bestsellerve dhe mbi 30 librave te tjere. Ish oficer karriere i forcave ajrore amerikane si edhe lektor per politikat mbrojtese ceshtjet nderkombetare ne disa universitete amerikane Marrs ia ka dedikaur dekadat e fundit denoncimit te atij qe e quan konspiracioni global.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›