Bonot e thesarit, bien normat e interesave
Banka e Shqiperise, ne bashkepunim me Ministrine e Financave, publikoi dje per shitje me ankand 18.8 miliarde leke bono thesari te qeverise. Sipas Departamentit te operacioneve Monetare prane kesaj banke, ne ankandin e Ministrise se Financave, qe do te zhvillohet me 4 nentor, do te dalin per shitje bono thesari me maturim 12 e 6 mujor, te cilat do te perdoren per Banken e Shqiperise dhe per bankat e nivelit te dyte. Keto bono do te emetohen respektivisht ne 21.10.2009 dhe 23.04.2009. Per here te pare ne 12 muajt e fundit interesi i bonove te thesarit, letrave me vlere te qeverise eshte ulur ne te gjitha afatet e maturimit, duke shprehur keshtu nje gjendje te mire te sistemit bankar per sa i perket likuiditeteve. Ne ankandin e fundit te bonove te thesarit me maturim 1 vjecar, interesi arriti ne 7.8 per qind nga 8.4 per qind qe kishte para dy muajsh. Gjithashtu normat e interesit kane rene edhe per bonot me maturim, 6 dhe 3 mujor. Nderkohe qe ne tregjet nderkombetare po ndodh krejt e kunderta. Per shkak te krizes qe ka mberthyer tashme tregjet financiare qe ka reflektuar edhe me mungesa te parave (likuiditeteve) ne tregje e ka cuar ne rritje te normave te interesit per te sherbimit e borxhit qeveritar dhe ekonomive private.