Kriza, ende jo efekte ne Shqiperi
Pasi ka shqyrtuar zhvillimet me te fundit ne ekonomine vendase, Banka e Shqiperise ka vendosur dje te mos ndryshoje politiken monetare dhe cmimin e lekut, gjithashtu duke e lene ate ne nivelin aktual, 6.5 per qind. Sipas analizes me te fundit te autoritetit qendror bankar, ekonomia vendase ende nuk eshte goditur as ne menyre te terthorte nga zhvillimet e fundit ne tregjet nderkombetare. Gjate ketij viti, sektoret e prodhimit dhe te sherbimeve ne ekonomine e vendit, regjistruan rritje te aktivitetit ekonomik krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, shpjegon BSH-se. Ecuria pozitive gjykohet te jete nxitur nga kerkesa e larte e brendshme ne ekonomi. Kontributin kryesor ne shifren e realizuar te tregtise ka vijuar ta jape sektori i sherbimeve, nderkohe qe ne aktivitetin prodhues kontribuesi kryesor mbetet ndertimi, thekson Banka. Gjate vitit 2008, aktiviteti ekonomik ne rang boteror eshte karakterizuar nga kushtet jo te favorshme ekonomike ne ekonomite e zhvilluara. Kriza financiare, krahas problemeve te vazhdueshme ne sistemin bankar te ekonomive te zhvilluara, ka ndikuar negativisht aktivitetin ekonomik boteror. inflacioni ne nivel boteror mbetet ne nivele te larta, megjithese nivelet e tij po vijne ne renie si pasoje e uljes se muajve te fundit ne cmimet e mallrave baze. Thellimi i krizes financiare ka rritur pasigurine ne lidhje me zhvillimet e ardhshme ekonomike dhe financiare ne ekonomine boterore. Por ekonomia vendase sipas Bankes se Shqiperise vijon te jete ende e imunizuar nga keto zhvillime. Situata aktuale reflektohet edhe ne ecurine e parashikuar te inflacionit, i cili ne 12 muajt e ardhshem do te luhatet rreth objektivit 3 per qind te Bankes se Shqiperise. Faktoret e rrezikut jane te shperndare ne menyre simetrike dhe pritjet inflacioniste paraqiten te stabilizuara. Ne kete situate, Keshilli Mbikeqyres se Bankes se Shqiperise gjykoi se, ruajtja e kushteve monetare ne parametrat aktuale do te ndihmoje ne kontrollin e inflacionit brenda parametrave te synuar, duke kontribuar ne ruajtjen e stabilitetit te pergjithshem makroekonomik dhe financiar te vendit. Blerina Hoxha