Komisioni, diskutohet Kodi Ajror
Projektligji per Kodin Ajror po diskutohet ne Komisionin Parlamentar te Veprimtarive Prodhuese. Deputetet jane njohur edhe me mendimin e operatoreve private ajrore lidhur me kete draft. Kompanite kerkuan qe ne projektligj te bashkengjiten te gjitha rregulloret e BE, me qellim qe ato te zbatohen nga te gjithe. Gjithashtu, operatoret private kerkuan nje pavaresi me te madhe per Autoritetin Civil Shteteror, duke sugjeruar qe punonjesit e kesaj strukture te kene statusin e punonjesit civil. Do diskutoje edhe me ekspertet e Ministrise se Transporteve dhe me pas projektligji do t'i nenshtrohet votimit.