E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku, dje zhvleresimi me i madh i vitit

Monedha vendase, leku ka njohur zhvleresimin me te madh te vitit ne kursin e kembimit si ndaj euros dhe ndaj dollarit. Sipas kursit zyrtar te Bankes se Shqiperise dje nje dollar ka kushtuar 97 leke dhe nje euro ka arritur ne 124 leke. Agjencite e kembimit valutor e kane shitur edhe me lire lekun kundrejt valutave. Nencmimi i lekut ndaj dollarit shpjegohet me faktin se, valuta amerikane ka fituar ndjeshem pike ne tregun nderkombetar ne kembim me monedhat e tjera. Nderkohe qe forcimi i euros ndaj lekut, sipas eksperteve ne agjencite e kembimit valutor pon vjen si, shkak i rritjes se kerkeses per valuten e evropiane te operatoreve te medhenj te tilla si bankat. Sipas Bankes se Shqiperise, ne nje ekonomi te vogel dhe te hapur si Shqiperia, kursi i kembimit ka nje ndikim te madh ne aktivitetin ekonomik. Ato ndikojne inflacionin me nje efekt te drejtperdrejte mbi cmimet e te mirave perfundimtare, te importuara dhe me nje efekt te terthorte nepermjet cmimeve te te mirave te ndermjetme te importuara, te cilat ndikojne cmimet perfundimtare dhe sherbimeve te prodhuar ne vend, njofton Banka. Percimi i luhatjeve te kursit te kembimit ne cmimet e konsumit mund te jete i plote ose pjesor. Sipas Bankes se Shqiperise, percimi eshte i plote ne rastin kur nje zhvleresim 1% i kursit te kembimit con ne rritjen e cmimeve ne kohe me 1%, ndersa ne rastin kur rritja e cmimeve ne kohe eshte me e vogel se, 1%, percimi eshte pjesor. Shqiperia ka nje regjim te kursit te kembimit te luhatshem qe percaktohet nga kerkesa dhe oferta ne tregun valutor. Gjate muajve te fundit ne kursin e kembimit, leku ka humbur me shume se, 25 pike ne kembim me dollarin amerikan dhe te pakten kater pike ne kembim me euron. Nje dollar tani kushton 97 leke ne tregun bankar, nga me pak se, 70 leke ne muajin gusht, gjithashtu nje euro kushton 123.5 leke nga 119 leke qe ishte gjate muajit gusht kur oferta sezonale ne euro kishte arritur kulmin.

B.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›