E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria rrit fondin per imazhin ne diplomaci

Ministria e Jashtme ka marr vendimin per te shkurtuar edhe fondet e saj per sa i perket sherbimeve diplomatike te ambasadoreve tane. Keshtu ne vendimin e marr dje nga Keshilli i Ministrave per nje rishperndarje fondesh ne buxhetin e vitit 2008 ne ministrine e Jashtme theksohet se ne programin "Perfaqesite diplomatike dhe sherbimi konsullor" ne lidhje me shpenzimet korente pakesohet fondi me 20 milion leke. Po sipas vendimit te marr dje, fondi per programin " Planifikim, menaxhim dhe administrim" ne kete ministri shtohet me 4 milion leke. Po keshtu theksi i kesaj rishperndarje eshte fokusuar edhe te programi per "Promovimi i imazhit dhe i vlerave te vendit" i cili eshte shtuar me 8 milion. Po me 8 milion te ardhura eshte shtuar edhe fondi per programin " Integrimi evropian dhe euroatlantik". Sic shihet, vetem dy dite pas idese per nje diplomaci ekonomike shkurtohen fondet per shpenzimet korente per perfaqesite tona diplomatike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›