Bonot e thesarit, rikthehet rritja e interesit
në ankandin paraardhës. Burime nga Banka se Shqipërisë bëjnë të ditur se në ankand u emetuan Bono Thesari në vlerën e 11.2 miliard lekëve, ndërkohë që kërkesa për to ishte përsëri e lartë dhe u pranuan 23 kërkesa nga 31 të paraqitura gjithsej. Sipas ekspertëve ndonëse bëhet fjalë për një rritje shumë të vogël krahasuar me dy ankandet e fundit, prej rreth një muaji interesat e bonove të thesarit kanë ndalur rënien që kishte nisur që në fillim të muajit nëntor. Sipas të njëjtave burime mësohet se Për muaj të tërë bankat preferuan të investonin likuiditete e tyre në bollshme në bono thesari, në kushtet kur rreziku u kredisë paraqiste rrezik në rritje. Kjo ofertë e lartë solli rënie prej rreth 1.5 pikë përqindjeje të normave të interesit. Por tashmë bankat nuk duken të gatshme të ulin më tej interesat e ofruara për bonot. Më të stabilizuara u paraqitën normat e interesit për bonot me maturim 3 mujor, që në ankandin e fundit regjistruan nivelin 5.85 për qind. Në ankand u emetuan bono në vlerën e 13 miliard lekëve, por nga këto 12.6 miliard lekë i takonin Bankës së Shqipërisë, ndaj shuma e emetuar nëpërmjet ofertave konkurruese ishte shumë e ulët.
Rritet presioni i inflacionit në Eurozonë
Një vëzhgim i kryer nga Instituti për Kërkimet në Ciklet Ekonomike, ka treguar se presioni inflacionit u rrit në muajin maj. Instituti me bazë në Një Jork tha se indeksi i inflacionit në ardhmëri për eurozonën u rrit në 95.8 në maj nga 95.6 në muajin prill. Sipas të dhënave rritja e indeksit të inflacionit është shkaktuar nga rritja e çmimeve të produkteve në Itali dhe Spanjë. Por njëkohësisht inflacioni është mbajtur nën fre prej rënies së çmimeve në gjermani dhe në Francë. "Në një raport të institutit thuhet se pavarësisht se presioni i inflacionit në eurozonë nuk është i zëshëm, ai është rritur në mënyrë konstante që nga pranvera e vitit2009". Por në raport shtohet se pavarësisht rritjes së qëndrueshme niveli i inflacionit në eurozonë është shumë larg pikës kulmore të prekur në vitin 2008. Vlerësimi i parë për inflacionin në bllokun me 16 vende të eurozonës për muajin qershor u publikua në ditën e mërkurë në vlerën e 1.4% nga 1.6% në maj dhe poshtë parashikimit 1.5% të analistëve.
Strees test, bankat gjermane të sigurta
Të dhënat nga rregullatori bankar evropian bënë të ditur se bankat gjermane kanë likuiditet të mjaftueshëm për të përmbushur të gjitha boshllëqet në të gjithë skenarët e stres testeve. Në javët e fundit rregullatorët evropianë janë duke kryer stres teste për të parë reagimin në skenarët e një ekonomie që bie me ritme të shpejta. Stres testet në Evropë po kryhen për të fituar besimin e tregjeve financiare që janë të shqetësuara nga kontaminimi i eurozonës prej krizës greke të borxheve sovrane. Rezultatet përfundimtare do të publikohen në fund të korrikut. Burimet brenda rregullatorëve evropiane thanë se asnjëra nga 16 banka gjermane që janë testuar nuk do të bjerë poshtë normës 6% të kapitalit Tier 1. Por të njëjtat burime konfirmuan se edhe bankat rajonale gjermane, në pronësi shtetërore, nuk janë në rrezik për shkak të mbështetjes së lartë që gëzojnë nga pronarët e likuiditetit.
Ngadalësohet rimëkëmbja globale
Është rritur frika se rimëkëmbja globale po dobësohet, pasi një mori të dhënash treguan një dobësim të kërkesës në rang global, me në krye rënien e rritjes ekonomike në Kinë. Shifrat treguan se prodhimi manifakturë është ngadalësuar në pjesë të rëndësishme të globit, duke parashtruar sfida të mëtejshme për ekonomitë kryesore, ndërkohë që ato po përpiqen të arnojnë pozitat e luhatura financiare pa rënë sërish në recesion. Në Azi, centrali më i madh i prodhimit botëror, ekonomitë e të cilit ende varen në masë të madhe nga kërkesa për eksporte, treguesit e aktivitetit të prodhimit industrial të Kinës, Koresë së Jugut, Tajvanit, Indisë dhe Australisë treguan që të gjithë dobësim të aktivitetit në muajin qershor. Niveli i përgjithshëm i prodhimit të fabrikave ende sugjeron se prodhimi po zgjerohet, por me një ritëm më të moderuar se në muajt e fundit. Mëkëmbja e Kinës mbetet e qëndrueshme, por është e qartë se po ritmi shumë i shpejtë që kishte në fillim të këtij viti, po moderohet, thotë Brian Jackson, strategjist në kompaninë RBC Capital Markets në Hong Kong.