E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili u shet 10 mijë lekë një formular patente qytetarëve të siguruar

Dhjetëra ankesa nga qytetarët në qendrat shëndetësore, sorollatje pa fund për ekzaminimet

Nëse të duhet të kryesh një kurs për dëshminë e automjetit atëherë përpos kohës së harxhuar duhet të kesh mbushur mirë edhe xhepin, pasi fillimisht vetëm formulari që duhet plotësuar me të dhënat personale por edhe me përgjigjet e

ekzaminimeve të kritereve, për të qenë i aftë për të marrë një kurs patente kushton 20 mijë lekë të vjetra. Ky çmim edhe pse rezulton të jetë në stratosferë, sërish  ministria e shëndetësisë e cila është një nga organet shtetërore që është përgjegjës për qendrat shëndetësore që e lëshojnë këtë formular nuk jep asnjë sqarim se përse ky çmim është kaq i shtrenjtë. Ndërsa në qendrat shëndetësore në lagje aty ku formularët shiten si të jenë plaçka në pazar, ankesat janë të përditshme jo vetëm për çmimin stratosferik të vendosur nga ministria e shëndetësisë por edhe për angaritë e krijuara pa fund për kryerjen e ekzaminimeve. Formulari plotësohet më pas duke kryer të gjitha vizitat shëndetësore kryesore që kanë të bëjnë me aftësitë e duhura pa të cilat nuk mund të marrësh një dëshmi automjeti. Përsa i përket çmimit të vendosur nga ministria e shëndetësisë personat e pasiguruar të cilët duhet të tërheqin një formular për patentë i cili disponohet vetëm në qendrat shëndetësore në lagje, çmimi real i tij është 20 mijë lekë, të vjetra për personat e pasiguruar e për ata të cilët nuk disponojnë sigurime shëndetësore është në vleftën e 10 mijë lekëve të vjetra. Në lidhje me këtë çmim sipas vëzhgimit të kryer nga gazeta SOT ditën e djeshme në disa prej qendrave shëndetësore të lagjeve të ndryshme në kryeqytet, dhjetëra qytetarë ankoheshin se çmimi i formularit për kursin e patentës është stratosferik e përpos kësaj edhe vonesat e angaritë janë tepër të bezdisshme. Edhe pse në lidhje me këtë të gjitha ekzaminimet kryhen në urgjencat apo poliklinikat e lagjeve përkatëse të cilat kontrollohen nga ministria e shëndetësisë sërish ky institucion ia kalon përgjegjësinë si gjithmonë një institucioni tjetër. Në lidhje me këtë, ditën e djeshme burime nga ministria e shëndetësisë thanë për gazetën se vendosja e çmimit për formularët e patentave nuk ishin përgjegjësi e ministrisë por e një institucioni tjetër. Kështu ministri Vasili duket sikur do të fshehë të vërtetën që përditë e vuajnë qytetarët të cilët kryejnë ekzaminimet e paguajnë në mënyrë brutale një formular 20 mijë lekë. Gjithashtu ministri Vasili në lidhje me formularin e kursit të patentës, i ka kthyer qendrat shëndetësore e poliklinikat apo urgjencat e lagjeve çerdhe klienteliste ku ata që dëmtohen janë vetëm qytetarët.


Vonesat
Përpos çmimit të lartë vetëm të një formulari i cili më pas do të plotësohet me të dhënat nga ekzaminimet shëndetësore tek mjekët specialistë, neurologë, kardiologë, okulist apo mjeku i familjes në rast se do të nisësh një kurs patente duhet të përballesh në shumë raste edhe me angaritë që të sjellin mjekët e stafi i qendrave shëndetësore të cilët në shumicën e rasteve ti vonojnë përgjigjet, apo edhe në rastet më banale nuk japin raportet mjekësore pa marrë ryshfet nga qytetarët. Ndërsa nga ana tjetër ministria e shëndetësisë është indiferente e ditë pas dite rrit çmimet e ul shërbimin për qytetarët të cilët duhet të mendohen disa herë për tu përgatitur e për të filluar procedurat për të kryer një kurs patente. Në lidhje me këtë përpos çmimeve tepër të larta të ekzaminimeve shëndetësore qytetarëve u duhet të përballen edhe me shërbimet tepër të dobëta që ju ofrohen në qendrat shëndetësore ku për një ekzaminim duhet të shkosh në disa poliklinika apo qendra shëndetësore.


Arta AGOLLI

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›