E Diel, 1 Nëntor 2026

Doganat rrisin arkëtimet me 6 për qind në 6 muaj

Drejtoria e përgjithshme e Doganave bëri të ditur dje se të ardhurat doganore për 6 mujorin njohën rritje me afro 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Autoritetet doganore bëjnë të ditur se rritja e të ardhurave ka bërë që të ardhurat

të mblidhen në masën 100 për qind të planifikimit, duke korrigjuar kështu mosrealizimin e muajve të parë të vitit. Sipas të njëjtave burime mësohet se në gjashtë muajt e parë janë rritur importet e mallrave kryesore të akcizës, karburanteve dhe cigareve. Importi i karburanteve në gjashtë muajt e parë u arritën në 220 mijë tonë, me një rritje prej 13 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Në rritje të lehtë edhe zhdoganimet e cigareve, që arritën në 1764 tonë, 1.8 për qind më shumë se një vit më parë. Doganat raportojnë të dhëna pozitive edhe për sa i takon eksporteve. Vlera e eksporteve për 6 mujorin e parë arriti në 39.6 miliard lekë, me një rritje prej 159 për qind krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2009. Përveçse në vlerë, eksportet janë rritur edhe në sasi, me afro 78 për qind më shumë se një vit më parë. Gjatë kësaj periudhe është shënuar një rritje me 30 për qind e qarkullimit të mallrave është pjesë e vitalitetit të ekonomisë shqiptare. 1/3 e karburanteve është më e vogël për qarkullimin e ekonomisë dhe biznesit. Të ardhurat e muajit mars në dogana dhe tatime janë realizuar 102%, me programin fillestar të qeverisë. Në tremujorin e vitit 2010 ka më shumë se 2 herë e gjysmë vëllim të eksporteve. Prodhimi i mallrave fason, 48 mijë tonë me 20.3 miliardë lekë. Vëllimi është rritur në mënyrë të dukshme.

Bursat evropiane i kthehen fitimeve
Aksionet evropiane u rritën të premten, duke e marrë veten nga 3 ditë humbje, me minierat që fituan terren, pasi Australia hoqi dorë nga propozimi i mëhershëm për një taksë mbi super-fitimet në sektorin minerar. Edhe pse fitimet mund të kufizohen, pasi investitorët mbeten nervozë rreth parashikimit global ekonomik, pak përpara publikimit të shifrave të punësimit në SHBA. Parashikimi mesatar për nivelin e punësimit në sektorin jobujqësor tregon humbjen e 110 mijë vendeve të punës në qershor, krahasuar me fitimin e 431 mijë vendeve muajin paraardhës. Kjo rënie vjen si pasojë e përfundimit të programit të punësimit të përkohshëm të qeverisë amerikane. Sidoqoftë, punësimi në sektorin privat parashikohet të rritet me 112 mijë vende pune, krahasuar me 41 mijë që ishte muajin paraardhës. Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,6 për qind,  në kuotën 975,41 pikë. Minierat u rritën, pas përfundimit të debateve në Australi mbi taksën mbi këtë sektor. Anglo American, Antofagasta, BHP Billington, Rio Tinto dhe Xstrata u rritën nga 1,3 në 2,9 për qind.

Bursat amerikane mbyllen me humbje
Stoqet amerikane ranë të enjten, duke e nisur gjysmën e dytë të vitit me një ton të dobët, pasi të dhënat e tregut të punës dhe të prodhimit e rritën frikën për një recesion të dyfishtë, përpara raportimit të shifrave zyrtare të punësimit këtë të premte. Indekset kryesore ranë për të katërtën ditë rresht, pasi mbyllën tremujorin më të keq që prej 2008-ës, por humbjet u pakësuan aty nga fundi i sesionit. Indeksi mesatar industrial Dow Jones ra 0,42 për qind, indeksi S&P 500 ra 0,32 për qind dhe indeksi i përbërë Nasdaq ra 0,37 për qind. U duk sikur vëmendja e investitorëve u largua nga shqetësimet e borxhit të eurozonës dhe kaloi tek të dhënat ekonomike amerikane, që tregonin se mëkëmbja po ngadalësohej. Ndërkohë, euro u rrit 0,2 për qind ndaj dollarit amerikan. Kompanitë minerare të arit ishin ndër ato që u goditën më rëndë të enjten, pasi kishin qenë ndër sektorët e pakët të fortë në tremujorin e dytë, dhe kjo ndodhi pasi ra çmimi i arit. Aksionet e listuara në SHBA të Barrick Gold ranë 5,2 për qind, ndërsa NewMont Mining ra 4,5 për qind. Indeksi i sektorit të ar-argjendit PHLX ra 4,4 për qind.

Ngadalësohet rimëkëmbja globale
Është rritur frika se rimëkëmbja globale po dobësohet, pasi një mori të dhënash treguan një dobësim të kërkesës në rang global, me në krye rënien e rritjes ekonomike në Kinë. Shifrat treguan se prodhimi manifakturë është ngadalësuar në pjesë të rëndësishme të globit, duke parashtruar sfida të mëtejshme për ekonomitë kryesore, ndërkohë që ato po përpiqen të arnojnë pozitat e luhatura financiare pa rënë sërish në recesion. Në Azi, centrali më i madh i prodhimit botëror, ekonomitë e të cilit ende varen në masë të madhe nga kërkesa për eksporte, treguesit e aktivitetit të prodhimit industrial të Kinës, Koresë së Jugut, Tajvanit, Indisë dhe Australisë treguan që të gjithë dobësim të aktivitetit në muajin qershor. Niveli i përgjithshëm i prodhimit të fabrikave ende sugjeron se prodhimi po zgjerohet, por me një ritëm më të moderuar se në muajt e fundit. Mëkëmbja e Kinës mbetet e qëndrueshme, por është e qartë se po ritmi shumë i shpejtë që kishte në fillim të këtij viti, po moderohet, thotë Brian Jackson, strategjist në kompaninë RBC Capital Markets në Hong Kong.

Last Updated on E Premte, 02 Korrik 2010 20:46

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›