E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siguria në punë, problemi zhvendoset në Ohër

Është mbajtur në datat 30 qershor deri 1 korrik, në Ohër të Maqedonisë konferenca tripalëshe mbi Rolin e Këshillave Social-Ekonomik ne vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë në kohë krizash, në të cilin morën pjesë përfaqësues të qeverive,

punëdhënësve dhe punëmarrësve të këtyre vendeve. Ministri i Punës së Shqipërisë, Spiro Ksera, në funksionin edhe të Kryetarit të Këshillit Kombëtare të Punës, mori pjesë në punimet e konferencës dhe e përshëndeti atë. Në fjalën e tij, ministri Ksera vlerësoi se Konferenca është një ngjarje me rëndësi të veçantë, pasi mundësoi mbledhjen së bashku të përfaqësuesve të qeverive dhe të organizatave të punëmarrësve dhe të punëdhënësve, të cilët janë pjesë konstituive e Këshillave Trepalëshe, me qëllim që nëpërmjet rrahjes së mendimeve, shkëmbimit të përvojave dhe propozimeve e rekomandimeve t`i jepen impulse te reja zhvillimit dhe forcimit të dialogut social në institucionet e tij trepalëshe.
Ndër të tjera MPÇSSHB i ka kushtuar vëmendje të veçantë bashkëpunimit me partnerët socialë dhe përfshirjes së tyre në të gjitha fushat e veprimtarisë së saj. Dëshmi e këtij angazhimi është, veç të tjerave, organizimi kohët e fundit i aktiviteteve, me pjesëmarrjen e partnerëve socialë, lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë dhe barazinë gjinore. Partnerët socialë janë përfshirë dhe kanë dhënë kontributin e tyre në diskutimin, hartimin dhe promovimin e Dokumentit të Strategjisë së Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe të Ligjit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, deklaroi Ksera. Ministri Ksera falenderoi Organizatën Ndërkombëtare të Punës, veçanërisht Zyrën Rajonale të ILO-Budapest, Qeverinë Austriake, përfaqësuesit e vendeve të rajonit, të organizmave trepalëshe të vendeve evropiane. Në delegacionin shqiptar, merrnin pjesë edhe përfaqësuesi i punëdhënësve dhe njëherësh nënkryetar i KKP, Avenir Kika, si dhe përfaqësuesi i sindikatave dhe nënkryetar i Këshillit, Gëzim Kalaja.

15 për qind e shqiptarëve, të prekur nga sëmundjet kronike
Është ditën e djeshme simpoziumi shkencor ndërkombëtar, mbi mekanizmat e dhimbjes neuropatike dhe dhimbjes fantome. Ashtu si dhe në botë, nga studime të ndryshme edhe pacientët shqiptarë vuajnë nga dhimbje të shoqëruara këto me sëmundje të diagnozave të ndryshme. "Dhimbjet neuropatike për Shqipërinë janë aq shqetësuese sa janë për gjithë botën. Dua të them që rreth 15 për qind e njerzve të cilët, në një mënyrë ose një tjetër ankohen për një sëmundje të caktuar nëpërmjet dhimbjes. Në fakt ajo shprehet me dhimbje neuropatike", tha Apostol Vaso, anestezist. Simpoziumin shkencor e ka përshëndetur, kreu i Shëndetësisë Vasili, i cili u shpreh se aktivitete te tilla, do të nxjerrin konkluzione të rëndësishme, për sa i përket dhimbjes kronike dhe problemeve të saj. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë dhe ambasadori gjerman në vendin tonë, Boshard i cili u shpreh se qeveria e tij do të vazhdojë të ndihmojë strukturat shëndetësore shqiptare për të eliminuar dhimbjet neuropatike, por edhe për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përgjithësi.

Last Updated on E Premte, 02 Korrik 2010 20:31

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›