E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e thesarit, shitja ndaj publikut kap minimumin e normave te interesit

Dukuria e renies se normave te interesit te bonove te thesarit, gjate ofertave te tyre prej qeverise per shitje ndaj publikut te gjere, duket se po behet e vazhdueshme. Kete e konfirmojne edhe te dhenat me te fundit te siguruara rreth ketyre normave gjate ankandit me te fundit te bonove te thesarit, zhvilluar prane Bankes se Shqiperise, ku qytetaret blene nje sasi prej 6.1 miliarde lekesh si bono thesari me afat 12-mujor dhe 4 miliarde te tjera si bono thesari me afat 6-mujor. Konkretisht, gjate ankandit per shitjen e shumes se pare, u rezultua nje norme interesi prej 4.31%, nje nivel minimum historik ky per kete lloj maturimi. Ndersa per bonot e dyta, interesi mesatar i tyre zbriti ne nivelin prej 3.99%, e dhe ky i cilesuar si nje nivel i tille. Qe te dyja keto norma, flasin sakaq, per nje kosto me te ulet qe merr huamarrja publike si e tille, ne momentin qe ajo do t’u kthehet serish qytetareve prej autoriteteve publike, te cilat edhe e ofertuan kete ndaj tyre, si nje mundesi investimi te kursimeve te tyre, duke e bere keshtu qeverine qe te perfitoje nje shume te madhe te tyre, per ta vene ne perdorim te nevojave te saj. Qe do te thote ne terma praktike, se borxhi publik i qeverise ka nje kosto me te ulet, ne momentin qe ai duhet t’u kthehet qytetareve permes nje norme te caktuar interesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›