Eksporti i çimentos, Jaka: Të reagojë ministrja e Kosovës
Kreu i Dhomës së tregëtisë Nikolin Jaka ka reaguar sot në lidhje me eksportin e çimentos me Kosovën. Në një konferencë për shtyp, Jaka ka kërkuar nga Ministrja e Kosovës Kusari-Lila të reagojë pozitivisht për heqjen e kësaj tarife për çimenton.
“Presim një reagim nga ministrja kosovare e Tregtisë për çimenton, siç reagoi edhe për pataten. Qeveritë e dy vendeve duhet të nxisin prodhuesit dhe sipërmarrësit e tyre. METE duhet të reagojë për të bërë nje partneritet me qeverinë e Kosovës.Qeveria jonë të komunikojë me të Kosovës që të zerohet taksa” shtoi Jaka.
“Shpesh përballemi me tarifa doganore të panevojshme mes dy vendeve tona. Duhet të stimulojmë bizneset pasi kemi folur për unifikim të tregut fiskal të dy vendeve tona” shtoi Jaka
Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila ka vendosur të “bllokojë” hyrjen e çimentos së Shqipërisë në Kosovë. Sipas saj, kompanitë që e importojnë nga vendi ynë këtë mall, lëndë të parë të rëndësishme për sektorin e ndërtimit, duhet të paguajnë një tarifë prej 35% të vlerës së importuar dhe kjo bëhet për të mbrojtur prodhimin e vendit