E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Gjermania nuk mund të shpëtojë Eurozonën

“Udhëheqësit botërorë nuk duhet të "mbivlerësojnë " aftësinë e Gjermanisë për të zgjidhur krizën e borxhit në eurozonë” tha Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në një fjalim në parlamentin gjerman Merkel tha se mundësitë e vendit për shpëtimin e Eurozonës nuk ishin të pakufizuara. Zonja Merkel bëri thirrje për më shumë kompetenca rregullatore për Bankën Qendrore Evropiane, dhe përsëriti se rritja nuk duhet të financohet nga një rritje e borxhit. Fjalimi i saj vjen përpara një takimi të G20 në Meksikë këtë fundjavë.
 

Duke iu referuar takimit Merkel tha: “Gjermania është e fortë, Gjermania është një motor i rritjes ekonomike dhe një spirancë e stabilitetit në Evropë ... por fuqitë e Gjermanisë nuk janë të pakufizuara".
 

Në samit pritet që kriza e borxhit të jetë çështja kryesore në samit. "Vendi ynë do të jetë në qendër të vëmendjes. Është një fakt, të gjithë sytë janë në Gjermani, sepse ne jemi ekonomia më e madhe europiane dhe një eksportues i madh," tha Merkel.

“Evropa do të gjejnë një mënyrë për të dalë nga kriza vetëm me një "bashkim politik" të fortë që do të mandatojë një koordinim fiskal dhe mbikëqyrjen për të vendet anëtare” theksoi Merkel.
 

Ndërkohë kostot e huamarrjes të Spanjës janë rritur në një tjetër rekord që nga formimi i euros e ndërsa huadhënësit kërkuar një normë të lartë interesi. Kjo vjen pas zhvlerësimit që bëri agjensia e kreditimit Moodys. Gjithashtu edhe Italia duket se do të testojë veten nëse do ti shtrijë dorën BE, apo ekonomia e tretë e eurozonës po ecën në rrugën e duhur.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›