E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monitorimi permiresohen kushtet e paraburgimit

Instituti Europian e Tiranes ne kuader te zbatimit te projektit dy vjecar per permiresimin e sistemit te paraburgimit ne Shqiperi publikoi raportin mbi fazen e monitorimeve. Sipas Avokatit te Popullit jane bere permiresime ne parandalimin e keqtrajtimit si dhe zhvillimin e kushteve materiale por mbeten dhe mjaft sfida te cilat duhen kapercyer.

"Në inspektimet tona si dhe në rekomandimet e paraqitura për sistemin e paraburgimit, zëra mjaft të rëndësishëm të trajtuar janë respektimi të drejtave të paraburgosurve të mitur femra, asistenca mjekësore dhe psikologjike, përmbushja e standardeve të jetesës ushqimi, ajrimi, takimet dhe korrespondenca, organizimi i verpimtarive edukuese, parandalimi i dhunës dhe trajtimi cnjerëzor dhe degradues, si dhe nevoja e investimeve urgjente", tha Florina Nuni….Avokate e popullit ne detyre.

Sakaq perfaqesuesja e Institutit Europian te Tiranes u ndal ne disa nga standartet e sistemit te paraburgimit ne vendin tone. "Me duhet te them se krahas shume reformave ne sistemin e paraburgimit ne shqiperi mbeten dhe nje sere problemesh te cilat duhet kapecyer te tilla si gjendja infrastrukturore ku masat e marra per zhvillimin  jane te lena pergjysme.Ketu mund te permendim disa paraburgime por kapercimi I ketij problemi do te zgjidhte dhe mbipopullimin.Por krahas kesaj ka dhe nje sere arritjesh te rendesishme ketu vlen te permendet dhe perafrimi i ligjeve te Shqiperise ne kete fushe me ato te Bashkimit europian", tha Marta Onorato, drejtoreshe ekzekutive e IET-se.

Instituti Europian i Tiranes ka zhvilluar 33 vizita monistoruese ne te gjitha institucionet e paraburgimit ne vend ndersa eshte pare nga afer dhe analizuar gjendja ne shumicen e burgjeve ne vend.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›