E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bookstore lexuesit kete jave interes per librat historike

Lexuesit kryeqytetas në librarinë më të madhe në kryeqytet në “BOOKSTOR” për këtë javë kane shënuar një interes për librat me tematikë historike qofshin romane, apo libra të periudhave të ndryshme të historisë shqiptare dhe botërore. Ndërkohë që edhe gjinia më e preferuar, e cila ka qëndruar në krye të preferencave për gjatë gjithë stinës së nxehtë romani, ka patur interes nga lexuesit besnikë. Por nuk ka munguar interesi edhe për librat e fëmijëve. Gjithashtu ju ftojmë të njiheni edhe me botimet e reja të kësaj jave, të cilat duken të përputhura më së miri me shijet e lexuesve.

Nga autori Eugen Cizek vjen në shqip “Neroni” përkthyer nga Mico Gubera. Në këtë vepër pasqyrohet figura e mbretërimit të një epoke. Neroni mendohet se ka mbretëruar rreth 14 vite. Në gjykimin që i i është bërë veprës së tij politike arrihet në konkluzionin se mund të ketë qenë monstër, ose vizionar. Neroni zgjodhi një rrugë origjinale, por rezulto se këtë zgjedhje të tij politike, romakët nuk pranuan ta bëjnë të vetën. Përtej vetë mbretërise epoka e Neronit përbën një sekuencë historike autonome brenda shekullit të I, e cila u konkretizua nga fenomen social-politik dhe ideologjik të veçantë.

Duke mbetur në suazën e librave historikë, vjen në shqip vepra “Histroria e Krishtërimit”, që mban autorësinë e dy autorëve italianë Xhan Luka Potesta dhe Xhovani Vian, shqipëruar për lexuesit shqiptarë nga Sonila Kora. Ky vëllim përshkon të gjithë historinë e krishtërimit me një vëmendje të orientuar, qoftë në zhvillimin e institucioneve kishtare, qoftë në format e besimit të besuarit dhe të jetuarit. Në këtë libër paqsqyrohet një afresk tërheqës, i plotë duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillor në pellgun e Mesdheut e deri tek perspektivat e mijëvjeçarit të 3-të.

Nga autorja e vepres “Arratisja e madhe” Kati Marton vjen në duart e lexuesit libri “Armiqtë e popullit” shqipëruar nga Nikolla Longora. Në këtë vepër pasqyrohet historia e arratisjes dhe udhëtimit të familjes së saj në Amerikë.

Ndërsa në gjininë e romanit mund të vecojmë veprën e Fillip Routh “Ankimi i Portnoit”. Kjo vepër është cilësuar si libri më komik i shkruar deri tani rreth seksit. Në qendër të vepreë është Portnoi, i cili rrëfen para psikoanalistit çfare i ka ngjarë me seksin, epshin, opsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Ky roman është cilësuar emblematik për kohën, pasi i përgjigjej me idetë e tij valës së revolucionit seksual të viteve 60-të. Pas botimit romani provokoi një debat të gjërë publik.

Në fushën e bukurisë mund të veçojmë një libër që i vlen profesionistëve dhe atyre që janë në faza fillestare për fushën e parukerisë. Libri jep informacione të bollshme për kujdesin e flokëve, stilime dhe lyerje pa i dëmtuar flokët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›