E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras pas takimit me Hollande Greqia do tia dale

Çështja është e padiskutueshme. Greqia është në Eurozonë dhe do të mbetet në Eurozonë. Janë këto fjalët e kryeministrit grek Antonis Samaras drejtuar presidentit francez Francois Hollande gjatë takimit në Paris. Greqia duhet të tregojë kredibilitet për angazhimet e saj ka thënë Hollande por edhe vullnetin e drejtuesve të saj se do të shkojnë deri në fund. Nuk ka më kohë për të humbur ka thënë më tej presidenti francez duke kujtuar se vendimi i Europës mbi Athinën do të jepet menjëherë pas raportit të trojkës në fillim të muajit tetor. Kreu i qeverisë greke ka përforcuar edhe njëherë idenë se Greqia do t’ia dalë dhe do të mbetet në Eurozonë pavarësisht vullnetit spekulues të ndokujt që kërkon ta dëmtojë atë. Duhet të dalim menjëherë nga ky rreth vicioz ka thënë Samaras duke shtuar se grekët janë një popull krenar dhe nuk duan të varen nga borxhet. I kemi të gjitha kushtet për për t’ia dalë ka afirmuar ai. Për kreun e koalicionit qeverisës grek ky tur europian ka qenë i pari që pas zgjedhjes së tij në krye të qeverisë. Detyra e parë diplomatika në Europë e Samaras ka qenë ajo e bindjes së partnerëve europianë se Athina do të bëjë gjithcka për të qëndruar në monedhën europiane, ndërsa kërkon edhe dy vjet afat për përmbushjen e objektivave deri në 2016.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›