Rikonstruksioni i Kulles se Sahatit ne Elbasan
Pas vijës "Egnatia", Bazilikës dhe Kullës Lindore të Kalasë, në qytetin e Elbasanit ka filluar rikonstruksioni i Kullës së Orës. Është një nga projektet për kthimin në identitet të qendrës historike të qytetit të Elbasanit, e cila ka njohur një sërë investimesh vitet e fundit duke e bërë mjaft atraktive për turistët dhe vizitorët. Pushteti vendor në bashkëpunim me institucionet përkatëse, siç është Instituti i Monumenteve të Kulturës, janë duke bashkëpunuar mjaft mirë në këtë drejtim për të prezantuar një Elbasan ndryshe në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë. Kësaj nisme ju bashkua edhe një nga biznesmenët e Elbasanit i cili është donator kryesor i këtij projekti. Sipas nenkryetarit te bashkise Serafin Papa, ky eshte nje nga tre projektet qe jane ne proces ne kete drejtim ne Elbasan.
Kulla e Sahatit në Elbasan ka moshë të hershme dhe sipas dëshmive historike në të njëjtin vend ishin ngritur edhe dy të tjera më parë. Gjatë pushtimit osman, veçanërisht në mes të shekullit të XVI, ashtu si edhe në qytete të tjera të Perandorisë, edhe në Elbasan u ngrit një kullë e posaçme e cila ndodhej në qendër të qytetit. Kulla të ngjashme hasen në mjaft qytete si Prizren, Shkodër, Berat, Prishtinë, Pejë, Krujë, Peqin etj. Idenë për ndërtimin e kullave të tilla e sollën tregtarët vendas që kishin kontakte të shpeshta me qytetet e zhvilluara evropiane.
Në Elbasan si vend për ngritjen e saj u pëlqye kulla e hyrjes së kalasë pranë xhamisë së Fatiut, të cilën Evlija Çelebiu e cilëson shumë të bukur dhe që funksiononte mjaft mirë. Sipas mbishkrimit që mban, kulla e sahatit në Elbasan u rindërtua në vitin 1899. Që nga ajo kohë, mbi te jane bere disa ndërhyrje.