E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Situata shëndetësore në zonat e bllokuara, nën kontroll

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë po ndjek situatën në zonat e bllokuara hap pas hapi, si në furnizimin me medikamente, apo dhe gatishmërinë e bluzave të bardha, veçanërisht për transportin dhe trajtimin në kohë të grave shtatzana.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ndodhet në Malësinë e Madhe ku po ndjek nga afër situatën e emergjencës. Sipas tij, situata është nën kontroll, ndërkohë që vëmendje shumë e madhe po i kushtohet komunës Kelmend ku dhe është paraqitur problematika më e madhe.

Vasili bëri të ditur se nuk ka asnjë mungesë të medikamenteve, ndërsa rastet më problematike shëndetësore kanë pasur asistencën e nevojshme.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›