E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermanëve u këshillohet të kalojnë pushimet në... Greqi!

BERLIN- Një eurodeputet anëtar i partisë liberale gjermane FDP, i koalicionit të kancelares Angela Merkel, u rekomandoi sot bashkëqytetarëve t'i kalonin pushimet në Greqi për të mbështetur ekonominë greke.

"Kushdo që e ka planifikuar t'i kalojë pushimet në Greqi, tani mund të japë një sinjal. Çdo turist duhet ta ndihmojë në këtë vend",- deklaroi Alexander von Lambsdorff, kreu i grupit parlamentar FDP në Parlamentin Evropian.

Ndërsa disa grekë po shfaqin zemërim kundër Gjermanisë në krizën e eurozonës, gjermanët nuk duken në humor për të nxituar drejt Athinës apo ishujve grekë.

"Niveli aktual i rezervimeve për Greqinë është më i ulët sesa vitin e kaluar në këtë kohë",-theksoi agjencia e udhëtimeve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›