E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Aborti pas përcaktimit të seksit, kriminal

"Koha legale që ne kryejmë abortin në Shqipëri nuk përputhet me kohën e përcaktimit të seksit të fëmijës, që ndodh në javë të mëvonshme, në raport me këtë gjë. Kështu që mendoj që ky debat është teknik në radhë të parë dhe më së fundi do të jetë dhe debat politik", tha Vasili.

Sipas të dhënave mjekësore, mundësia e përcaktimit të saktë të seksit fetal nëpërmjet ekografisë, është vetëm pas javës së 15-të, ç’ka do të thotë që një grua të ketë mundësi të shohë me saktësi seksin e fëmijës së saj, duhet të kalojë java e 15-të, dhe shpesh edhe më shumë.

Ndërsa me ligj, kryerja e abortit në vendin tonë lejohet deri në javën e 12-të, pasi pas tremujorit të parë, rreziqet për gruan janë mjaft të mëdha. Që të kryhet një ndërprerje e shtatzënisë në spitalet publike (maternitetet), pas javës së 12-të duhet patjetër një raport mjekësor, i firmosur nga 3 persona që të vërtetojnë se gruaja vuan nga një sëmundje dhe duhet të kryejë një ndërprerje terapeutike të shtatzënisë.  Vasili tha se "nëse një ndërhyrje kryhet pas përcaktimit të seksit quhet ndërhyrje kriminale dhe nuk është objekt i MSH". 

Edhe pse pranohet që një ndërhyrje e tillë mund të jetë e lehtë të kryhet në klinikat private, sërish është e vështirë për shkak të rreziqeve të larta që paraqet një abort në këtë moshë shtatzënie. Nga të dhënat e dritanishme, rezulton se numri i ndërprerjeve të shtatzënisë 15-20 javë, është rreth 30 në vit, por jo të gjitha këto janë të lidhura me përzgjedhjen e seksit fetal.

Një pjesë e tyre kanë pasur edhe shkaqe të tjera për kryerjen e abortit sociale, ekonomike, sëmundje te ndryshme, etj. Ndërkohë, sipas të dhënave për abortin, asnjë nuk është referuar për shkak të zgjedhjes së seksit.  "Ne do vazhdojmë të ruajmë të njëjtën skemë të kontrollit të vazhdueshëm të grave shtatzëne, objektivat tona janë ulje e mortalitetit amtar dhe foshnjor. Pjesa tjetër nuk i takon shëndetësisë shqiptare, e cila, bazuar me ato norma që Evropa dhe OBSH ka, ka përcaktuar në ligjin e saj se kur është koha e kryerjes së abortit", tha Vasili. /Start/

                                                                                             2012-02-17 16:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›