E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekseri i gjykatës, para për të mbyllur çështjet

Tiranë- Një burri që prezantohej si sekser, për të zgjidhur çështje në Gjykatën e Tiranës përmes korruptimit të gjykatësve, tashmë do t’i duhet të gjejë vetë një sekser për të shpëtuar nga burgu. Prokuroria ka siguruar të gjitha provat që akuzojnë Durim Likën për mashtrim dhe e ka dërguar dosjen e tij për gjykim. Durim Lika, ka qenë punonjës i Gardës së Republikës.

Sipas kërkesës për gjykim, historia e tij ka nisur në shtator 2010, kur Erkens Zeneli dhe Elona Parllaku, banorë në rrugën Artan Lenja në Tiranë janë konflikuar me punonjësit e policisë A.Sinani, B.Nexhi dhe G.Durici. Gjatë një kontrolli, punonjësit e policisë u kanë kërkuar dy të pandehurve të shkojnë në komisariat, por ata kanë kundërshtuar duke i dhunuar punonjësit e policisë. Madje  - thotë prokuroria – 36 vjeçarja Elona Parllaku ka qëlluar me grushta në fytyre secilin nga punonjësit. Prokuroria i ka akuzuar të dy të rinjtë për kundërshtim të forcave të policisë dhe e ka përcjellë çështjen në gjykatë.

I pandehuri Lika, u ishte prezantuar dy të akuzuarve si ndërmjetës që donte t’i ndihmonte. Ai u kishte thënë atyre se vëllai i tij kishte njohje me gjyqtarin B.K., i dhomës penale në Tiranë, i cili do të gjykontë çështjen e tyre. Më pas të tre ata e kanë lënë për një kafe tek rruga Myslym Shyri, ku Durim Lika ka pretenduar se gjyqtari kishte kërkuar për mbylljen e dosjes 500 mijë lekë. Erkensi  - thotë prokurori i ka thënë Durimit se ishte ngushtë nga ekonomia dhe nëse mund të bëhej që kjo tarifë të ulej në 200 mijë lekë. Madje gjatë kësaj bisede ndërhyrësi ka shtuar se gjyqtari vërtet kërkon lekë por e mbyll këtë punë.

Dy të pandehurit kanë thënë se në senacën e parë gjyqësore, gjyqtari u ka thënë në sallë mos hidhni lekë andej e ketej. Pasi kanë paguar paratë, të pandehurit kanë vendosur ta denoncojnë sekserin, pasi kishin lindur dyshimet për mashtrim nga ana e tij. Prokuroria ka depozituar në dosje përgjimet telefonike ndaj të pandehurit Durim Lika, ndërkohë që rezulton se çështja në gjykatën e Tiranës ka përfunduar me dënimin e të akuzuarve, djali me 1 vit burg dhe vajza me 6 muaj. Ndërsa tashmë i ka ardhur radha vetë sekserit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Sekserët mësojnë vendimin e gjykatës para se të shpallet Fier- Tre persona nuk ia kanë dalë të trukojnë një...
  2. Durrës- Analiza e Prokurorisë/ Nga 1150 procedime, 686 morën verdiktin e gjykatës Durrës- Prokuroria e Durrësit në analizën vjetore të saj ka...
  3. Pensionet, të mashtrosh për tu plakur para kohe Tiranë – Përfitimet ekonomike nëpërmjet mashtrimit janë rritur së tepërmi...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›