E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërhyrjet me helikopter, transportohen tri gra në spital

Kështu, një grua me hemorragji cerebrale është transportuar me helikopter nga fshati T’Pla i komunës Fierzë për në spitalin e Bajram Currit.

Sipas të dhënave, ditën e sotme janë transportuar me helikopter edhe dy gra shtatzëna, nga Komuna Selishtë në spitalin Peshkopi.

Gjithashtu, në këtë spital është bërë transportimi me autoambulancë i një gruaje shtatzënë nga Komuna Zall-Dardhë.

Gjithashtu, raportohet se është kryer transporti për në spitalin Shkodër me autoambulancë, i një të sëmuri 85 vjeç nga fshati Fierzë, Komuna Temal, që është sjellë me varkë në digën e HEC-it të Komanit.  Ndërkohë, Njësia e Helikopterëve të Shëndetësisë kanë kryer të paktën 9 operacione brenda 2 ditëve të fundit. /Start/

                                                                                             2012-02-17 16:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›