E Shtunë, 31 Tetor 2026

523 forca të ushtrisë të angazhuara në operacionet e ndihmës

TIRANË- Forcat e Armatosura vazhdojnë operacionet në ndihmë të zonave të bllokuara nga dëbora në veri, veri-lindje dhe jug-lindje të vendit.

Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se aktualisht FA kanë angazhuar në operacione 523 forca, 31 mjete transporti, 4 mjete borëpastruese, 5 mjete tip Fadrom, 2 mjete tip Ekskavator, 2 mjete transporti tip 'Astra', 4 mjete transporti tip 'Benz', 3 mjete transporti tip 'Skania', 4 autoambulanca të kompletuara me barna dhe pajisje mjekësore, 3 mjete transporti 'IVECO' 5 helikopterë, etj.

Shtimi i numrit të forcave dhe mjeteve ushtarake ka intensifikuar dinamikën e operacionit, si nga toka ashtu edhe nga ajri, duke punuar sidomos në hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora, ndihmën dhe asistencën mjekësore për të sëmurët, evakuim dhe transport ndihmash ushqimore etj.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›