E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora, Policia: Ja gjendja e akseve të kalueshme dhe të bllokuara

TIRANË- Polcia e Shtetit nëpërmjet një njoftimi për mediat nisur nga përkeqësimi i motit gjatë këtyre ditëve, jep informacion të plotë për situatën e akseve rrugore në shkalle vendi nga të dhënat e marra nga policia rrugore.

Në qarkun Kukës:
1.aksi rrugor Morinë – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për
mjete të vogla,
2.aksi Kukës – Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3.aksi B.Curri – Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4.aksi B.Curri – Fierz i kalueshëm me zinxhirë,
5.aksi B.Curri – Valbonë i pa kalueshëm
6.aksi Krumë – B. Curri dhe Krum – Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë
me vështrësi,
7.aksi Kukës - Topojan i kalueshëm me zinxhirë,
8.aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të
Peshkopisë i PA kalueshëm,
9.aksi Shëmri – Qafë Shllak i pa kalueshëm,
10.aksi rrugor Topojan – Shishtavec i pakalueshëm,
Në qarkun Dibër:
1.aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos – Burrel - Ulëz i kalueshëm
me zinxhirë,
2.aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren i kalueshëm me zinxhirë,
3.aksi Krastë – Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë,
4.aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit
i pakalueshëm,
5.aksi Peshkopi – Muhurr – Aras i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
6.aksi Arras – Zall Dardhë – Reç i pakalueshëm,
7.aksi Ostren - Stëblevë – Librazhd i pakalueshëm,
8.aksi Arras – Lurë i pakalueshëm.
Në qarkun Shkodër:
1.aksi rrugor Shkodër – Mabe i kalueshëm me zinxhirë,
2.aksi rrugor Shkodër – Koman i kalueshëm me zinxhirë,
3.aksi Qaf Çelë – Pukë - Fushë Arrës – Qafë Mali- Qafë Shllak i pa kalueshëm,
4.aksi Koplik – Hani i Hotit i kalueshëm me zinxhirë,
5.akset Koplik – Razëm, Bogë – Theth, Selcë – Vermosh të
pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
6.aksi Qafë Mali – Dardhë- Fierz i pakalueshëm,
7.aksi Fushë Arrës – Iballë i pakalueshëm.
Në qarkun Lezhë:
1.aksi Rubik – Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla,
2.aksi rrugor Mirdit – Shpal – Fushë Arrës i kalueshëm me zinxhirë
me vështirësi,
3.në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës akset rrugore janë të pakalueshme.
Në qarkun Tiranë:
1.në drejtim të Qafë Krrabës i kalueshëm pa zinxhirë
2.në drejtim të Dajtit i kalueshëm me zinxhirë
Në qarkun Elbasan:
1.aksi Librazhd - Qafë Thanë i kalueshëm me zinxhirë, po punohet për
pastrimin e tij si dhe po hidhet kripë në bashkëpunim me entin pronar
të rrugës.
2.aksi Elbasan – Qafë Krrabë i kalueshëm pa zinxhirë,
3.aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
.Në qarkun Korçë:
1.aksi rrugor Kapshticë -Korçë – Qafa Plloç - Qafë Thanë kalohet me
zinxhirë,
2.aksi rrugor Korçë - Boboshticë – Dardhë dhe aksi rrugor Korçë –
Voskopojë janë të pakalueshme
3.aksi Korçë – Ersekë – Leskovik kalohet me zinxhirë

Në qarkun Berat:
1.aksi Bogovë – Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi
me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Në qarkun Gjirokastër:
1.aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet me zinxhirë,
2.aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm me zinxhirë,
3.aksi Përmet - Çarshovë është i pakalueshëm,
4.aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës e kalueshme me zinxhirë me vështirësi.
Në qarkun Vlorë:
1.në segmentin rrugor Vlorë – Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë.

Policia orosit sërish drejtuesit e automjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht:
1. Respektimin e normave të shpejtësisë.
2. Mospërdorimin e pijeve alkoolike.
3. Përdorimin e rripit të sigurimit.
4. Shmangien e parakalimeve të gabuara.
5. Përdorimin e kaskave mbrojtëse.
6. Përdorimin e dritave jo verbuese.
7. Përdorimin e zinxhirëve dhe gomave dimërore.

Policia vë në dispozicion të qytetarëve edhe një numër telefoni pa pagesë 129, si dhe numrit 126 për cdo nevojë.
(el.me/BalakanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›