Bora, bllokohet i sëmuri me apendisit dhe 2 emigrantë
BULQIZE- Bora e rënë mbi 24 orë në zonat veriore ka shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin e njerëzve.
Kështu të afërmit e një 20-vjecari në Martanesh kërkojnë transportimin e menjëhershëm të tij me helikopter drejt spitalit, pasi i riu vuan nga apandesiti.
Pavaresisht ndërhyrjeve të Policisë Rrugore dhe borëpastrueseve zhbllokimi i rrugës është tepër i vështirë për shkak të trashesise se sbores e cila i kalon 50 centimetra.
Ndërkohë më herët për rreth orë dy emigrantë të kthyer nga Italia mbeten të bllokuar rreth 3 ore në Fushë-Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate kur dy emigrantët udhëtonin drejt Peshkopisë me automjetin e tyre me targe Be 060 PV kanë mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të trashësisë së borës e cila i kalonte 50 centimetra.
Menjëherë ata kane sinjalizuar policinë, e cila ka ndërhyrë per zhbllokomin e rruges me borëpastruese dhe vetem pas 3 orësh është bërë e mundur gjetja e automjetit ku ndodheshin dy personat.
Këta të fundit janë dërguar ne spitalin e Bulqizës dhe me pas u streuan në një hotel po në këtë qytet në pritje për të vijuar udhëtimin drejt Peshkopisë.
(d.b/News24/BalkanWeb)