Delegacioni italian takim me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topali shprehu angazhimin e legjilslativit shqiptar për të përmbyllur reformat e domosdhme për integrimin e vendit, siç është reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare, por dhe miratimi i projektligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative. Si ambasadori italian Gaiani ashtu dhe zoti Sanino shprehën mbështetjen e Italisë për integrimin e vendit tonë, duke inkurajuar forcat politike të majta e të djathta të garantojnë rrugën e Shqipërisë në BE. Zonja Topalli dhe Drejtori për Zgjerimin e KE-së, Saninso ishin të pranishëm në takimin ndërparlamentar me deputetë shqiptarë dhe italianë.