E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërimet në diplomaci, përplasje PS-PD në Kuvend

Luis Tanushi

Opozita dhe mazhoranca janë përplasur dje në Komisionin Parlamentar të Integrimit për punësime nepotike në administratën e Ministrisë së Jashtëm. Gjatë seancës së djeshme dëgjimore deputetët e PS akuzuan diplomacinë shqiptare punë të keqe në lidhje me shpejtimin e integrimit të vendit në BE. Për anëtarët e Komisionit të Integrimit, Ministria e Jashtme ka humbur funksionin që ka duke u kthyer në një OJF ku punësohen të afërmit e pushtetarëve. Socialistët u shprehën se do të votojnë kundër amendimeve të ligjit për diplomacinë që qeveria do të paraqesë në ditët e ardhshme, pasi sipas tyre ligji ka për qëllim te legalizojë emërimet nepotike.

Unë kam këtu dhe të gjitha lidhjet nepotike në Ministrinë e Jashtme. Thatë se do të legalizoni ndërtimet pa leje në diplomaci, me një ligj. Ai ligj nuk mund të kalojë në kuvend, sepse 17 deputetë kanë konflikt interesi. Tregoni zoti ministër kriteret mbi të cilat është pranuar në shërbimin diplomatik dhëndri i Jozefina Topallit dhe unë te pranoj që të votoj për projektligjin që ti mund të sjellësh për të legalizuar këto ndërtime pa leje në diplomaci. Neni i parë i këtij ligji të jetë asnjë deputet, asnjë ministër, asnjë kryetar parlamenti, asnjë kryeministër mos të ketë familjarët e vet në shërbimin diplomatik,- tha deputeti i PS, Taulant Balla. Kryetari i Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati shkoi edhe më tej duke kërkuar që të gjithë personat e afërm të politikanëve që janë emëruar në MPJ të kthejnë pagat mbrapsht. Çdo njeri që është paguar në shërbimin diplomatik, jashtë kuadrit ligjor në fuqi do të duhet bashkë me persona të tjerë që kanë bërë pagesat, do të duhet t’ia kthejnë djersën qytetarëve shqiptarë në buxhetin e shtetit, aq më tepër në këto kohë krizë që jetojmë, një më një,- tha Bushati.

Por, për ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, akuzat e socialistëve janë vetëm shpifje. Sipas shefit të diplomacisë, anëtarët e Komisionit të Integrimit nuk janë të informuar për numrin e saktë të punonjësve në përfaqësitë diplomatike që kanë hyrë nga politike. Ministri Haxhinasto tha se numri i atyre që janë punësuar në diplomaci duke ardhur jashtë shërbimit të jashtëm, nuk e kalon 20 përqindëshin, që përcakton ligji i miratuar në 2003. Sipas Haxhinastos, akuzat e opozitës në drejtim të institucionit që ai drejton janë retorike dhe pjesë të platformës për lufte politike. Sa i takon situatës në MPJ më e pakta që mund të them është që jeni shumë keq i informuar. Absolutisht nuk ekzistojnë shifra të tilla që paraqisni ju. E kam dëgjuar edhe herë të tjera dhe më vjen shumë keq. Në ligjin që do të paraqesim, do të ketë patjetër amendime, do të ketë përmirësime për të gjithë ato çështje që kanë përbërë problem midis të cilave rekrutimi, midis të cilave sistemin e gradave dhe të karrierës midis të cilave trajtimin e diplomatëve. Nuk është e vërtetë se përfaqësuesi danez ka thënë se: ‘Është shokuar Brukseli’. Lexojeni deklaratën mirë. Ai është përfaqësues i presidencës daneze, do të flasë për të dhe nuk mund të komentojë për vendimet e institucioneve të pavarura shqiptare, deklaroi Haxhinasto. Duke pranuar se një pjesë e emërimeve vijnë nga jashtë karrierës diplomatike, kreu i diplomacisë la të kuptohet se në radhët e Ministrisë së Jashtme janë të përfshirë edhe të afërm të opozitës.

MPJ qarkore ambasadave për librin Kurban

Komisioni i Integrimit denoncoi Ministrinë e Jashtme se është vënë në shërbim të mazhorancës dhe të kryeministrit Berisha duke u bërë pjesë e politikës. Kryetari i Komisionit të Integrimit, Ditmir Bushati deklaroi se diplomacia shqiptare ka shpërndarë nëpër ambasadat tona në vendet e Bashkimit Europian, qarkore për zgjedhjet e 8 majit dhe për librin Kurban të liderit socialist. Nëpërmjet këtyre qarkoreve, sipas përfaqësuesve të majtë u janë dhënë direktivave ambasadave dhe konsullatave shqiptare për qëndrimin që duhet të mbajnë gjatë takimeve me ndërkombëtarët. Ka një lum qarkores në shërbimin diplomatik që për fat të mirë kanë rënë duar te njerëzve që merren indirekt. Po e shoh me shumë shqetësim, që vijnë për qarkoren për Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, për rolin e KE si paragjykues ndaj Shqipërisë dhe favorizues ndaj vendeve të tjera të rajonit. E kam fjalën duke marrë shkas edhe për qarkoren që keni bërë edhe për librin Kurban të liderit të opozitës dhe të vizitës së tij në rajon. Kam frikë se për të tre qarkoret, janë zonjat e Berishës që i keni në funksionet kryesore në MPJ, denoncoi kryetari i Komisionit të Integrimit Ditmir Bushati.

Debatet

Marko Bello: Roli i ministrit të jashtëm është në mbështetje të shtetit dhe të mos bëhet pjesë e luftës për pushtet. Arsyeja që Ministria ka hyrë në ngërç dhe nuk funksionon ka të bëjë me nepotizmin dhe lidhjet farefisnore, që jo për fajin tuaj, por për disa vite ka mbërthyer MPJ ashtu si metastazat. E kanë paralizuar dhe ju sjeni në gjendje të përballoni ngarkesën, se MPJ është kthyer në një qoshe për fëmijët e mamit, babit, për farefisninë. Përfaqësitë tona diplomatike, sidomos konsullatat ku edhe aty janë miqtë, kushërinjt, fisi dhe farefisi, nuk sillen mirë me bashkatdhetarët tanë.

Edmond Haxhinasto: Kam një zhgënjim për mënyrën dhe çështjet ë ngritura nga z.Bello që më lejoni tju them gjithashtu tregon se koncepti juaj për integrimin europian është shumë jashtë mode, shumë i vjetër, shumë jo koherent me atë çka kërkohet nga ne.

Taulant Balla: Me lejoji tju kujtoj një deklaratë të presidencës daneze të ministrit për çështjet evropiane, Nikola Ruane në prezencën e zv.presidentit evropian me 27 janar, ku në vlerësimin e saj për Shqipërinë flet me shqetësim të madh për shtetin e së drejtës, duke iu referuar dhe vendimit të Gjykatës së Lartë që sipas ministrit të Danimarkës e zhgënjeu Brukselin.

Rajmonda Bulku: Po, po, kush i nxjerr i vret. Kush i nxori nuk i mbrojti. Në rrugë ishte vetëm politika e opozitës, politikanë dhe ata të shkretë që i kishit marrë nga rrethet në Tiranë për disa para. Kjo është një fatkeqësi e madhe për ata njerëz dhe ata familjarë, por padyshim që është politika më e egër dhe me e keqe që ka bërë një opozitë në Shqipëri, për veten tuaj, për integrimin, për shqiptarët. Nuk di shifrat e punonjësve në ministrinë e jashtme, besoj më shumë tek ju dhe jo tek gënjeshtrat e opozitës

Taulant Balla: Është konflikt interesi. Flet kështu se vajza jote është në konsullatën e Selanikut dhe është një emërim në konflikt interesi.

Rajmonda Bulku: Merre dhe shikoje CV e vajzës time dhe të thuash faleminderit që e kemi vënë aty, sepse janë shumë të mirë. Nuk ka asnjë të keqe sepse nuk ka vjedhur, as mashtruar, e bën shumë mirë punën e saj.

Ditmir Bushati: Vetëm 20 % e ambasadorëve mund të jenë emërtesa politike dhe jo siç po ndodh. Çdo njeri që është paguar në shërbimin diplomati jashtë kuadrit ligjor, do të duhet që bashkë me personat që kanë bërë pagesat do të duhet të kthejnë pagesat në buxhetin e shtetit një më një. Në ambasadat tona që nga 50 personat që janë në Bruksel që kanë statusin e diplomatit janë emëruar kundër rregullave të shkeljeve ligjore.

Opozita refuzon relatorin për Kodin Civil

Konsensusi i arritur ndërmjet mazhorancës dhe opozitës në nëntorin e vitit të kaluar ende nuk ka thyer marrëdhënien e kushtëzuar të socialistëve me parlamentin. Anëtarët e majtë në Komisionin e Ligjeve refuzuan që të jenë relatorë të projektligjeve të paraqitura nga qeveria për shqyrtim dhe më pas miratim në komisionet parlamentare. Kryetari i Ko

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›