Bora, Presidenti kërkon evakuimin e familjes së rrezikuar
TIRANE - Presidenti i vendit Bamir Topi kërkon evakuimin e familjes Keqi në fshatin Vile të komunës Temal në qarkun e Shkodrës, ndërsa bën apel për bashkëpunim mes palëve, duke shmangur debatet politike.
Deklarata e tij u bë gjatë vizitës në këtë komunë, e cila sikurse disa të tjera në Malësinë e Madhe kanë probleme të mëdha nga reshjet e dëborës që paralizuan të gjithë veriun.
Kreu i shtetit inspektoi dhe hidrocentralin e Komanit ku theksoi se koordinimi i punës është mënyra më e mirë për të kapërcyer situatën sa me lehtë dhe pa humbje jete.
Ndërkaq gjendja mbetet e vështirë në zonat e thella të qarkut të Shkodrës, kryeisisht në Vermosh e Dukagjin, ku ka dëmtim të çative të shtëpive nga rëndesa e borës, ndërprerje të energjisë elektrike dhe izolim të banorëve në shtëpitë e tyre. Për t’u njohur nga afër me situatën e krijuar atje ka qenë në Shkodër edhe kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli.
(er.nu/news24/BalkanWeb)