E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidenti Eisenhower mesazhe telepatike me UFO-t

LONDER - Ish-presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower ka zhvilluar tre takime sekrete me jashtëtokësorë, në vitin 1954 në New Mexico.
Lajmi është publikuar sot nga “Daily Mail”, duke iu referuar ish-këshilltarit të qeverisë amerikane Timothy Good, i cili që ka shërbyer në Shtëpinë Bardhë në vitet 1953-1961.

Sipas tij, ish-presidenti Eisenhower ka organizuar 3 takime me alienët përmes dërgimit të mesazheve telepatike dhe dëshmitarë për këtë janë edhe shumë persona të tjerë. Timothy Good thekson se këta dëshmitarë u betuan se nuk do të flisnin kurrë për këtë ngjarje.

Ish-presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower ishte i njohur për bindjen e tij në ekzistencën e jetës jashtëtokësore dhe pikëpamjet liberale për format e tjera të jetës në univers.

Good shprehet i habitur se përse e vërteta e ekzistencës së alienëve konsiderohet si një sekret i madh, kur sipas tij miliona persona kanë parë ose kanë biseduar me ta.
“Alienët kanë pasur kontakte formale dhe informale me mijëra persona në të gjithë botën.”- shpjegon ai.

(er.nu/dailymail/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›