E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS ndan ndihma në Librazhd, Rama: Asnjë këmbë shteti!

LIBRAZHD-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama bëri të ditur se në zonat e izoluara nuk ka asnjë ndihmë nga shteti, por vihet re vetëm solidaritet njerëzor.
Rama së bashku me krerë të bashkive si Niko Peleshi, Artan Shkëmbi dhe Qazim Sejdini në Librazhd ku pasi ka inspekuar zonat me borë ka shpërndarë ndihma.
“Ndamë ndihma në zonat e bllokuara të Librazhdit.Asnjë këmbë shteti. Solidariteti njerëzor i vetmi garant mbijetesë. Faleminderit bashkiakëve socialistë”, shkruan Rama në rrjetin social, Twitter.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›