E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora/ Zetori bie në humnerë, vdesin at e bir

Reshjet e dëborës që kanë nisur në disa rrethe të vendit, kanë shkaktuar problemet, bllokimet dhe viktimat e para.

Dy persona, at e bir, janë dy viktimat e para të reshjeve të dëborës për këtë dimër. Ndërsa një vajzë 21 vjeçare ka mbetur e plagosur.

Sadri e Qemal Dema, përkatësisht 50 dhe 19 vjeç kanë humbur jetën, pasi mjeti zetor, me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.

Ndërkaq, 21 vjeçarja Lulie Dema, ka marrë plagë si pasojë e aksidentit.

21 vjeçarja aktualisht është në jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Kukësit.

Të tre personat, pjesëtarë të një familjeje udhëtonin me zetor në aksin Kukës- Shishtavec.

Mësohet se tre anëtarët e familjes Dema po shkonin në një dasmë.

Probleme në qarkun e Kukësit hasen edhe në Komunat Arres, Kolis, Gryke Cajit dhe Shishtavec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›