E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton tranferimet e disa prokurorëve

 Sipas Kushtetutës dhe me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm, Kreu i Shtetit dekretoi emërimin e Altin Dumanit si prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.Afrim Shehu, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Prokokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, emërohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Artur Cara, me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.Gentjan Stoja, me detyrë oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, emërohet prokuror pranë kësaj prokurorie. Afërdita Vatnikaj, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, transferohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Suela Salavaci, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, transferohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Zeqir Hodo, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›