E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Papa Benedikti XVI: Mbështesim integrimin në BE

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Papa Benediktin e XVI në Vatikan. Berisha ka ftuar Papën të vizitojë Shqipërinë në 100-vjetorin e Nënë Terezës. Kryeministri Berisha i ka shprehur mirënjohje Papa Benediktit XVI për mbështetjen ndaj Shqipërisë. "Selia e Shenjtë ka dhënë mbështetje të vyer për Shqipërinë", u shpreh kryeministri.
Ndërkohë që Papa Benedikti XVI tha se Vatikani do mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. "Vatikani mbështet zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE", u shpreh Papa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›