Bora, probleme në Jug e Veri, izolohet Puka. Nga sot temperaturat në rritje
TIRANE-Reshjet e dëborës deri në mbi një metër të 24 orëve të fundit kanë izoluar pjesën më të madhe të vendit, duke sjellë bllokimin e akseve rrugore dhe vështirësi të tjera të shumta.
Mesohet se Puka dhe zonat rreth saj jane teresisht te bllokuara nga bora qe rreth 1 meter. Te gjitha akset nacionale, hyrese apo dalese drejt Pukes jane te bllokuara. Keshtu diten e sotme aksi Pukë-Shkodër dhe Pukë-Tiranë, rezultojne te bllokuara tërësisht për shkak të borës.
Trashësia e borës në qytetin e Pukës ka arritur rreth 70 cm, ndërsa temperaturat kanë shënuar -16 Gradë Celsius.
Drejtoria e Arsimit të Pukës ka pezulluar për ditën e sotme mësimin në të gjitha shkollat. Madje dhe 5 te semure qe duhet te kryenin dialize ne Tirane, jane kthyer ne mes te rruges.
Situate e njëjtë me Pukën paraqitet në Kukës. Dëbora ka arritur 80 cm trashësi në qytet ndërsa njoftohet se janë bllokuar të gjitha akset rurale dhe ndërurbane.
E kalueshme, por me zinxhirë është paraqitur situata nëMorinë-Kalimash, ndërsa i bllokuar është aksi Fushë Arrëz-Mirditë, pasi është prishur borëpastruesja.
Po kështu mësimi është pezulluar dhe në komunat e bllokuara të qarkut të Shkodrës. Rrugët nacionale momentalisht në këtë qark janë të kalueshme vetëm me një korsi.
Sa i përket qarkut të Dibrës, të gjtihë komunat janë të bllokuara nga bora që ka arritur rreth 1 metër.
Situata nuk u paraqit optimiste mengjesin e sotem as ne jug e juglindje te vendit. Reshje bore gjatë mëngjesit të sotem ka patur dhe në Gjirokastër, Përmet e Tepelenë.
Të kalueshme me zinxhirë në juglindje janë Qafë Thana, Ersekë-Leskovik, Korcë-Kapshticë, Korcë-Liqenas.
të bllokuara janë komuna Dardhë dhe Korcë-Voskopojë.
Në Elbasan ditën e sotme nuk ka patur probleme në qarkullimin e aksit nacional, të bllokuara janë vetëm komunat e thella moalore si Stëbleva, Zavalina e Stravaj.
Kurse në Durrës, peshkarexhat nuk do të lejohen të lundrojnë.
Rriten temperaturat
Por, pritet që situata ditën e sotme të përmirësohet. Parashikimi i motit në BalkanWeb konfirmon se nga sot, dhe ditët në vijim temperaturat janë rritur me nga 8-9 gradë Celsius.
Vendi do të përfshihet nga reshje shiu që nuk do të pushojnë as në nisje të javës tjetër.
Në zonat e thella malore reshjet do të jenë dhe në formë bore.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Policia: Ja gjendja e akseve të kalueshme dhe të bllokuara Bora, bllokohet i sëmuri me apendisit dhe 2 emigrantë Bora në juglindje, me km radha e kamionave të tonazhit të rëndë Qafë Thanë, bllokohen në kufi 40 të sëmurë me dializë VIDEO: Moti për sot 3 shkurt