E Diel, 1 Nëntor 2026

Firmoset pakti për thellimin e Bunës

Shqipëria dhe Mali i Zi nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për thellimin e Bunës.Memorandumi u firmos ne Shkoder nga ministri i  Mjedisit Fatmir Mediu si dhe homologu i tij malazez Milutin Simovic. Nga ana e tij Mediu u shpreh se projektet do të jenë të përbashkëta dhe cdo ndërhyrje në Bunë do të bëhet me miratimin e të dyja palëve.

"Cdo ndërhyrje do të bëhet me një mirëkuptim të plotë dhe ky është qëndrimi ynë. Ne njëkohësisht kemi vendosur që të bëjmë dhe një komision ndërshtetëror që do të përfaqësojë të gjitha institucionet e vendeve tona për të diskutuar cdo detaj të marrëdhënieve tona, të cilat do të jenë komisione që do të kenë një plan veprimi konkret. Pra, marrëveshjet nuk do të flenë në sirtare po janë marrëveshje që do të përditësohen me projekte konkrete", tha ministri Mediu. Me thellimin e Bunes synohet pastrimi i shtratit dhe largimi i të gjitha pengesave artificiale.

Bruna Gjoka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›