E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bora izolon komunat e Kukesit

Moti i keq le ne izolim te plote dhjetëra fshatra ne Kukës. Ne ditën e trete te viti te ri banoret e komunave te Zapodit, Arrenit, Kalisit dhe Grykeçajenit nuk kane asnjë komunikim me pjesën tjetër. Rrugët rurale janë te bllokuara tërësisht nga dëbora, e cila vazhdon te bjere. Probleme ka edhe ne akset nacionale. Si pasoje e reshjeve te dëborës dhe ngricave është bllokuar segmenti Kukes- Diber, Aksi Kukes - Krume është i kalueshëm vetem me zinxhirë, ndërsa autostrada Morine-Kukes -Tirane nuk ka probleme për qarkullimin e makinave. Temperaturat ne qarkun e Kukesit janë disa grade nen zero. Trashësia e dëborës ne zonat e thella i ka kaluar 20 centimetër ndërsa ne qytet është ne nivele me te ulëta. Reshjet e dëborës kane filluar edhe ne juglindje, por ne sasi shume te paket. Akset nacionale ne rrethin e Pogradecit, Korçës dhe Kolonjës nuk kane probleme ne qarkullim. Edhe ditën e marte parashikohen vranësira dhe reshje dëbore ne zonat malore. Ndërsa te mërkurën thuajse i gjithë vendi do te përfshihet nga reshje shiu, e dëbore dhe temperatura te ulëta. Moti pritet te ketë përmirësime ne fundjave, ku qe nga dita e premte do te ketë një rritje te lehte te temperaturave.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›