E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situata ne Kufi pas Festave

Pasi kaluan festat e fundvitit ne atdhe, emigrantet po kthehen ne vendet ku jetojnë e punojnë. Ashtu siç ndodh zakonisht edhe këtë fillim viti, ata janë përballur me radhe te gjata. Situata me kritike paraqitet ne doganën e Kapshticës. Mes te ftohtit disa grade nen zero, emigranteve iu është dashur te presin gjate për te kaur ne Greqi. Automjetet kane krijuar varg te gjate dhe me disa korsi. Edhe këtë fillim vit, pala shqiptare po punon me kapacitet te plote. Ne shërbim te emigranteve janë 6 sportele. Por siç ndodh zakonisht ne dite festash, pala greke ka vene ne pune vetëm gjysmën e sporteleve. Pavarësisht kërkesës se autoriteteve shqiptare për te shtuar edhe një sportel tjetër, dogana greke përballon fluksin vetëm me 3 te tille. Gjate 24 orëve te fundit nga Kapshtica, janë nisur drejt Greqisë rreth 6000 shtetas. Me e qete paraqitet situata ne doganën e Kakavijës, ne portin e Durrësit dhe atë te Vlorës. Edhe ne këto pika kufitare ka nisur lëvizja drejt shteteve fqinje, por nuk janë shënuar radhe dhe pritje te gjata.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?ZhvlVNpLddA","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›