E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth për fletët e votimit

Dy dite para se KQZ-ja te zbatoje vendimin e marre vetëm me anëtarët, përfaqësues te mazhorancës, për djegien e fletëve te votimit te përdorura ne 28 qershor 2009, ambasadori i OSBE-së ne Tirane ngre pikëpyetje te forta për transparencën e kësaj procedure. Ne një kontekst te ri nga deklarata e ish kreut te OSBE-së, qe u beri thirrje muaj me pare palëve te mos digjnin fletët e votimit deri ne zgjidhjen e krizës, zoti Wallfarth deklaroi, i pyetur nga Vizion PLUS, se ne te tilla procese, kërkohet kontributi i te gjithëve.. "Nuk dua te komentoj deklaratën e paraardhësit tim, sepse ajo ka qene ne një situate tjetër. Por vendimi është marre ne muajin dhjetor dhe është bere publik. Kjo tregon se ka një nivel transparence. Megjithatë jo te gjithë anëtaret e KQZ-së ishin ne mbledhje. Lind pyetja: A është kjo mënyra me e mire për te proceduar? Sepse kur behet fjale për zgjedhje, kërkohet pjesëmarrje nga te gjitha palët. Vetëm kështu mund te kemi nivel te larte transparence. Urimi im për këtë vit ne lidhje me zgjedhjet, është qe te ketë kontribut nga te gjitha palët, përfshi edhe qytetaret si votues", është shprehur Wallfarth. I pyetur për rolin e parlamentit ne zgjidhjen e krizës, dhe marrëdhëniet e opozitës me këtë institucion, kreu i OSBE-së tha, se dialogu duhet bere brenda kuvendit, dhe kryefjala sipas tij, mbetet gjetja e një kompromisi. "Shpresoj te këtë shume diskutime dhe ka nevoje për kompromis për te mirën e vendit. Kuvendi është vendi me i përshtatshin ku mazhoranca dhe opozita takohen për te marre vendime te rëndësishme" - ka thënë ambasadori. Pas dështimit te parlamentit ne ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e kaluara, opozita ka lajmëruar një reagim te forte politik ndërsa kryeministri Berisha e quajti një dite me pare çështjen e fletëve te votimit, një diskutim te mbyllur qe i përket vitit te kaluar.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›