Bora, komuna Dardhas në Pogradec e izoluar prej një muaji
KORÇE - 40 familje në fshatin Osnat në komunën Dardhas në Pogradec janë të izoluara prej rreth një muaji nga dëbora. Në një komunikim telefonik me News24 banorët kanë apeluar për ndihmë, pasi sipas tyre ka nevoja emergjente për furnizim me ushqime e medikamente.
Kreu i komunës Dardhas Aleksander Çela ka deklaruar se është e pamundur hapja e komunikimit me 7 fshatra të kësaj komune, për shkak të trashësisë së dëborës që arrin deri në 2 metra, ndërsa sipas tij fondi i vënë në dispozicion për këtë qëllim është i pamjaftueshëm.
Ndërkaq në qarkun e Korçës vijon të jetë e izoluar komuna Novosele pas reshjeve të fundit të dëborës, 3 ditë më parë, ndërsa 15 fshatra janë të bllokuara prej një muaji.
(er.nu/news24/BalkanWeb)