Dy kandidatët për PS-në e Tiranës mbyllin fushatën
TIRANE - Saimir Tahiri dhe Ilir Zela kanë paraqitur për herë të fundit platformat e tyre politike, para zgjedhjeve për postin e kryetarit të PS-së Tiranë.
Duke folur përpara anëtarëve të asambleve të disa njësive, Saimir Tahiri e vuri theksin në ndërtimin e një partie të fortë dhe moderne me qëllim fitimin e zgjedhjeve të përgjithshme.
Gjithashtu deputeti i Tiranës premtoi një bashkëpunim të fortë edhe me forumin e gruas dhe me FRESSH-in.
“Partia Socialiste e Tiranës duhet të shndërrohet në një kantier pune me rregulla të mirëpërcaktuara ku të garantohet kontributi i gjithsecilit. Ne bashkë do ndërtojmë një parti të hapur, demokratike, por njëkohësisht moderne, në gjendje ti përgjigjet kohës, terrenit dhe njerëzve.”- theksoi Tahiri.
Nga ana e tij, Ilir Zela, një figurë e njohur e selisë rozë, tha se kryefjala e platformës së tij është bashkimi i gjithë anëtarësisë.
“Duhet të bashkohemi sot që të mund të garantojmë rotacionin politik në Shqipëri. Prandaj dhe kryefjala e platformës sime është bashkimi dhe fitorja e socialistëve në këto zgjedhje, së bashku me të gjithë opozitarët e tjerë në Shqipëri”- theksoi Zela.
(er.nu/news24/BalkanWeb)