Kapricot e motit, fundjavë plot diell, nga e hëna shi në gjithë vendin
TIRANË-Shi, diell, ngritje dhe më pas ulje temperaurash, janë kapricot që servir Moti në ditët në vazhdim.
Pas 3 ditëve shumë të ftohta që sapo kaluan me temperatura dhe nën zero gradë Celsius, pritet që nga nesër temperaturat të pësojnë rritje me ritme të ngadalëta, për të arritur të premten rritje me 4-5 gradë më shumë krahasuar me ditën e sotme. Sic parashikon moti në agjencinë e lajmeve të BalkanWeb, fundjava në gjithë vendin parashikohet e ngrohtë, ku në Tiranë temperatura më e lartë do të shënojë 16 gradë Celsius. Moti gjatë të shtunës dhe së dielës do të jetë i kthjellët.
Por, pikërisht mbrëmjen e së dieles do të nisin vranësirat për të pasuar shirat në nisje të javës së ardhshme. Të hënën dhe të martën pritet një ulje e vogël e temperaturave, por gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet me intensitet të shiut. temperaturat në këto ditë shiu pritet të bien me 1 ose 2 gradë Celsius krahasuar me fundjavën.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Moti për sot 29 shkurt Bora, komuna Dardhas në Pogradec e izoluar prej një muaji